Gazeta Shqiptare

Moti i keq "paralizon" gjithë vendin, izolohen mijëra banorë në zonat e thella

Ortekë në Tropojë, bllokohen akset rrugore. Pezullohet mësimi në disa shkolla Shembet çatia e një karburanti nga pesha e borës, humb jetën punonjësi 53- vjeçar në Shkodër

-

Reshjet e dëborës dhe ngricat kanë "parali zuar gjithë vendin. Që prej disa ditësh, mijëra banorë në zonat e thella janë izoluar nga veriu në jug. Burime zyrtare bëjnë me dije se situata paraqitet më problemati­ke në qarqet: Dibër, Kukës, Shkodër, Korçë dhe Gjirokastë­r. Krahas problemeve në qarkullimi­n e mjeteve, shqetësime të tjera ka patur edhe në furnizimin me energji elektrike. Si pasojë e motit të keq, në qarkun e Dibrës, Korçës, Pukës dhe Fushë- Arrëzit është pezulluar mësimi. Edhe në Qarkun e Gjirokastr­ës në pjesën më të madhe të shkollave dje nuk është zhvilluar mësim. Në qarkun Kukës me përjashtim të pak shkollave në qytet, në të gjitha institucio­net e tjera arsimorë nuk është zhvilluar proces mësimor. Burime nga Ministria e Arsimit dje bënë me dije se për shkak të motit të keq, në 16 drejtori dhe Zyra Arsimore mësimi është pezulluar totalisht, në 6 drejtori vetëm disa shkolla janë mbyllur, ndërsa mësimi po zhvillohet me orë të shkurtuar në të gjithë vendin. Ndërkaq, një 53- vjeçar në Shkodër ka humbur jetën, pasi streha e një karburanti është shembur për shkak të shkak të rëndesës së dëborës. Bëhet fjalë për Tonin Locin, punonjës tek karburanti, i cili ndodhej në hyrje të qytetit verior. Pas shembjes ka patur dhe shpërthim zjarri dhe ka qenë e pamundur për punonjësin dalja nga ndërtesa e shembur. Në vendngjarj­e kanë mbërritur forcat zjarrfikës­e dhe policia vendore. Gjithashtu, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i fermentimi­t" është shembur një tjetër karburant, por fatmirësis­ht nuk ka të lënduar. Pas aksidentit ka reaguar Ministria e Mbrojtjes, e cila iu ka bërë thirrje të gjithë subjekteve dhe banorëve në zonat e prekura nga dëbora që të marrin masa për pastrimin e çative. "Të merren masa të menjëhersh­me për pastrimin e tyre me qëllim parandalim­in e ngjarjeve të tilla tragjike,"- shkruhet në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes.

SITUATA NËPËR QARQE

Mbi 50 centimetra ka arritur trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë, ndërsa në zonat e thella tashmë ka kaluar një metër, duke izoluar kështu thuajse të gjithë fshatrat. Kjo situatë ka bërë që qarku i Dibrës të ngrejë Shtabin e Emergjenca­ve. Veç rrugëve rurale që janë të gjitha të bllokuara, situata paraqitet problemati­ke edhe në rrugën nacionale Peshkopi- Tiranë e cila është e bllokuar në 2 segmente në Qafën e Ulzës dhe në Bulqizë, nga pishat deri në Qafë të Buallit. Peshkopi - Kala e Dodës Kukës kalohet vetëm me automjete të kalueshmër­isë së lartë me zinxhirë

deri në Sllovë, më tej e bllokuar. Trashësia e borës kalon mbi 1 metër dhe është e pamundur sapo kalon borë pastruesja bllokohet për 10 minuta. Gjatë natës, në aksin Peshkopi- Tiranë ka qenë edhe prefekti i Dibrës. Në këtë aks nuk kanë munguar as aksidentet. Probleme ka edhe në aksin Bajram Curri- Valbonë ku ka rënie ortekësh në 2 vende duke bllokuar qarkullimi­n, dhe po punohet për hapjen e rrugës. I njëjti fenomen ka ndodhur edhe në Qafën e Malit- Fierzë në vendin e quajtur "Arstë" dhe "Porav". Në Shkodër, borëpastru­eset po mbajnë hapur rrugët nacionale në territorin e qarkut të Shkodrës. Një borëpastru­ese po punon gjatë gjithë kohës në aksin Shkodër- Hani i Hotit, reshjet e dëborës janë intensive. Ndërsa vështirësi­të më të mëdha janë në rrugët rurale dhe lidhja e tyre me rrugët kryesore. Rrugët lidhëse janë thuajse të pakalueshm­e. Banorët detyrohen të ecin në këmbë. Reshjet e dëborës në gjithë qarkun e Shkodrës kanë vijuar të bien pa ndërprerje për 24 orë

duke krijuar probleme të mëdha në shumë zona. Gjithashtu, reshjet e dëborës kanë paralizuar qarkullimi­n në gjithë fshatrat e Pukës, ndërsa kanë shkaktuar vështirësi qarkullimi edhe në akset nacionale.

Reshjet e dëborës janë shoqëruar, gjithashtu, me problemati­ka në qarkun e Kukësit, ndërsa shumë vende të thella malore janë të bllokuara dhe trashësia e dëborës arrin mbi 50 centimetër. Kjo gjithashtu është shoqëruar edhe me mungesë të furnizimit me energji elektrike.

Në Mirditë pjesa më e madhe e fshatrave janë të bllokuara. Rruga e Kombit është e kalueshme me vështirësi pasi reshjet e dëborës janë rikthyer. Ky segment është bllokuar herë pas here për shkak të dëborës në rrugë që solli edhe rrëshqitje­n e mjeteve të tonazhit të lartë.

Në Lezhë situata është përmirësua­r pas rikthimit të reshjeve të shiut, ndërsa problem mbetet lëvizja drejt zonës së Ungrejit, pasi në zonën e quajtur Kreshtë dëbora ka krijuar vështirësi në qarkullim.

Në jug, situata më problemati­ke paraqitet në qarkun e Gjirokastr­ës, ku të gjitha fshatrat janë izoluar nga dëbora. Kalimi është i mundur vetëm në rrugët nacionale. Në juglindje bora kalon gjysmë metër. Të gjitha zonat malore në Korçë janë të izoluara. Aksi Korçë- Qafë Thanë- Kapshticë është i kalueshëm normalisht, ndërsa në rrugët e tjera nacionale lëvizet vetëm me zinxhirë. Problemati­k dhe i rrezikshëm mbetet qarkullimi në rrugën Korçë- Ersekë, në Qafën e Qarrit, ku ka mbi 40 centimetër borë.

 ??  ?? Rrugët e bllokuara nga dëbora
Rrugët e bllokuara nga dëbora
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania