Gazeta Shqiptare

Studentët ngujohen brenda fakultetev­e: Nuk tërhiqemi, nuk dorëzohemi

"Qeveria po na bën presion me forcat policore, s'kemi frikë"

- Voltiza Duro

Prej dy ditësh, stu dentët e disa prej uni versitetev­e publike në vend, kanë zgjedhur të zhvendosin protestën e tyre nga rruga nëpër fakultete. Ata kanë bojkotuar sërish mësimin e sallat e leksioneve tashmë po i përdorin për të diskutuar për problemati­kat e universite­teve dhe zgjidhjet që mund të jepen për përmirësim­in e situatës, së bashku me pedagogët. Studentët deri më tani shohin rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë si të vetmen mënyrë për t'i dhënë fund kolapsit të krijuar në institucio­net e arsimit të lartë në vend. "Ne nuk do të tërhiqemi deri në plotësimin e të gjitha kërkesave tona. Do të rrimë këtu, do të diskutojmë me njëritjetr­in për t'i dhënë një zgjidhje ngërçit universita­r, por kurrsesi nuk do të kthehemi në leksione",- tregon një prej studentëve për ' GSH'. Ndërkohë një tjetër student liston edhe njëherë të gjitha kërkesat. Ne kërkojmë: përgjysmim­in e tarifave në TË GJITHA nivelet e studimit ( sidomos në master); rritjen në 50% të peshës së VOTËS STUDENTORE; dyfishimin e BUXHETIT TË SHTETIT për universite­tet publike; ndalimin e financimit publik të UNIVERSITE­TEVE PRIVATE. Asnjë kërkesë nuk mund të realizohet pa rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë. Këto janë kërkesat tona. Pa plotësimin e tyre ne nuk do të kthehemi në auditore",- thekson një prej studenteve të Fakultetit të Histori- Filologjis­ë për GSH.

NGUJIMI NË FAKULTETE

Mbi 100 studentë të Fakultetit të Drejtësisë, kanë zgjedhur të ngujohen ditën e djeshme brenda ambienteve të fakultetit dhe janë shprehur që vendimet do të merren bashkërish­t mbi vijimin e protestës së tyre. "Nuk mund të them sesi do të vazhdojë përshkallë­zimi i qëndresës sonë pasi vendimet do t'i marrim të gjithë studentët

së bashku. Siç e kemi deklaruar edhe më parë, ne nuk kemi përfaqësue­s, secili prej nesh përfaqëson vetveten. Ashtu si dhe më parë, nuk do të pranojmë asnjë eksponent të partive politike. I kemi tmerr. Protesta jonë është e depolitizu­ar. Por diçka e dimë me siguri, do të qëndrojmë këtu, të palëvizur, pavarësish­t penalizime­ve që mund të kemi nga stafi akademik ( me mungesa) dhe policia. Mësimi do të shtyhet deri në plotësimin e kërkesave tona, e deri në rrëzimin e ligjit të

arsimit të lartë",- thotë studenti i Drejtësisë për ' Gazeta Shqiptare'. Edhe një pjesë e studentëve të Fakultetit Ekonomik në Universite­tin e Tiranës, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë diskutuar mbi format e protestës së tyre. ndërkohë një pjesë tjetër e studentëve në këtë fakultet i janë rikthyer leksioneve, ku shumë prej tyre po ndjekin udhëzimin e Ministrisë së Arsimit për plotësimin e dokumentac­ionit me qëllim përfitimin e bursave dhe uljes së tarifave. Edhe në

PRESIONI

"Edhe ditën e sotme qeveria ka urdhëruar, duke shkelur ligjin, forca policie që të qëndrojnë pranë ambienteve universita­re në formë presioni. Studentët jo vetëm nuk frikësohen, por janë siguruar që mos të shkelet ligji duke i përzënë policët jashtë universite­tit. As trembemi, as tërhiqemi! ",- thotë një tjetër student për ' GSH'.

Fakultetin e Shkencave Sociale në UT, mësimi është bojkotuar sërish. "Në Fakultetin e Shkencave Sociale jo vetëm që vazhdon bojkoti, por universita­rët përmes zaptimit kanë vendosur ta banojnë universite­tin me aktivitete të ndryshme: diskutime e kritikë për ligjin klientelis­t për arsimin e lartë, lexim librash, shfaqje filmash/ dokumentar­ësh rezistence, etj.

Universite­tin e bëjmë vetë! Studentët e bashkuar kanë për të fituar!",- thotë një prej studenteve të këtij fakulteti.

PËRPLASJA ME ROJET

Ditën e djeshme, në Fakultetin e Drejtësisë në UT ka pasur përplasje mes studentëve dhe rojeve të sigurisë private. Fillimisht të rinjtë kanë tentuar të hyjnë brenda fakultetit nga dritarja, por hasën në pengesën e rojës. Më tej mes tyre situata ka qenë e tensionuar dhe plot debate. "Mos më prek. E di vet unë nga ku futem", shprehet një nga studentët që ndalohet nga roja. Ndërkohë forca policie kanë qëndruar pranë ambienteve të fakultetev­e, çka për studentët konsideroh­et si presion nga qeveria. "Edhe ditën e sotme qeveria ka urdhëruar, duke shkelur ligjin, forca policie që të qëndrojnë pranë ambienteve universita­re në formë presioni. Studentët jo vetëm nuk frikësohen, por janë siguruar që mos të shkelet ligji duke i përzënë policët jashtë universite­tit. As trembemi, as tërhiqemi! Universite­ti i universita­rëve, jo i pushtetarë­ve!",- thotë një tjetër student për ' GSH'.

 ??  ?? Studentet duke protestuar
Studentet duke protestuar
 ??  ?? Studentet dje në fakultete
Studentet dje në fakultete
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania