Gazeta Shqiptare

Unaza, Basha: Qëndresa e banorëve, gjysma e qeverisë u hodh në Lanë

Afera, kreu i PD: Faktet e publikuara nga "Zëri i Amerikës" janë tronditëse "Vegla tinëzare e Ramës s'përçau dot protestën"

- Valentina Madani

Kreu i PD, Lulzim Basha, shprehu dje sërish mbështetje për banorët e Unazës së Madhe, që janë kundër projektit që ata e quajnë korruptiv. Z. Basha në krah të banorëve të "Astirit" përmendi se qëndresa e banorëve përmbysi gjysmën e qeverisë, ndërsa gjysmën tjetër do ta përmbysë shumë shpejt. Sipas tij, Rama nuk ia arriti të përçajë protestën, por ishin qytetarët ata që dolën fitimtarë duke përçarë qeverinë, që çoi në zëvendësim­in e ministrave. Basha vuri në dukje se denoncimet e opozitës u faktuan në lidhje me kompaninë fantazmë, që kishte marrë tenderin për planin për të zhvendosur Lanën. "Asgjë nuk është më e fuqishme sesa një kauzë e vërtetë, e mbështetur nga njerëz të bashkuar. Merita e madhe e këtyre banorëve është se vegla më tinëzare e Edi Ramës, përçarja përmes kërcënimev­e, shantazhev­e e propagandë­s nuk pi ujë. Nuk ia dolën t'i përçajnë këta banorë. Këta banorë me qëndresën e tyre e çanë në gjysmë qeverinë. Një gjysmë ia kanë hedhur në Lanë dhe gjysmën tjetër do t'ia hedhin në Lanë shumë shpejt", deklaroi z. Basha. Kreu i PD- së garantoi se banorët do të qëndrojnë deri në fund dhe do të fitojnë. "Protestues­it e Unazës së Re kanë dhënë një shembull për të gjithë, shembulli është para syve tuaj. Kur mbron një kauzë të drejtë, kur kërkon që fajtorët të shkojnë para ligjit, nuk rrëzohet qytetari dhe jam i bindur se kjo do të rrëzojë klikën e korruptuar dhe këta banorë do të fitojnë", - u shpreh z. Basha. Kreu i PDsë shtoi më tej se faktet që ka zbuluar nga "Zëri i Amerikës" se shteti ka qenë pjesë e falsifikim­it të këtij projekti janë tronditësë. "Lajmi sot është ajo që ka zbuluar ' Zëri i Amerikës', pasi ne e kemi thënë që kjo është një aferë. Pasi këtu u nisën punimet, të gjithë i quajtën shpellarë, zaptues, milionerë etj. Por opozita dhe disa gazetarë nxorën në pah të vërtetën që ky është një projekt korruptiv. ' Zëri i Amerikës' ka vërtet-

uar se jo vetëm nuk ka bërë detyrën, por ka qenë pjesë e falsifikim­it", deklaroi kreu i opozitës. Sipas kreut të PD, denoncimet e opozitës u faktuan në lidhje me kompaninë fantazmë që kishte marrë tenderin për planin për të zhvendosur Lanën. "Një media e rëndësishm­e amerikane publikoi

dje faktin që ne e kemi përsëritur. Të gjithë e dinë se si nisi kjo aferë. U turrën pa marrë leje për të prishur shtëpitë, pa çarë kokën për banorët. Banorëve u vërsulën Policinë e Shtetit dhe atë bashkiake. Nga Rama te Veliaj e Gjiknuri hidhnin vallen e hienave duke shantazhua­r

SALI BERISHA

Ish- kryeminist­ri Sali Berisha dënoi dje praninë e ishministr­it Gjiknuri dhe ministres se re, Balluku, në takimin me studente të Politeknik­ut. Ai shkruan se prania e tyre në takim është një presion i hapur ndaj të rinjve dhe përdhosje e autonomisë universita­re dhe u bën thirrje studentëve të mos pranojnë më ministra në takimet e tyre.

Kryeminist­ri u kërkon ndjesë studentëve e prindërve

banorët". Qëndresa e banorëve, bashkë me opozitën dhe disa gazetarë nxorën aferën korruptive të një kompanie fantazmë, të një plani për të zhvendosur Lanën dhe për të shkatërrua­r shtëpitë e banorëve që të mos prekej rezidenca e një trafikanti droge", tha Basha.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha dje me banorët e Unazës së Re
Kreu i PD- së, Lulzim Basha dje me banorët e Unazës së Re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania