Gazeta Shqiptare

PD paralajmër­on policinë: Qëndroni larg universite­teve!

-

Partia

Demokratik­e akuzon kryeminist­rin Edi Rama se po përdor politikish­t policinë për të kërcënuar, shantazhua­r dhe ushtruar presion ndaj studentëve. Deputetja Albana Vokshi deklaroi se, "narkopolic­ia nuk duhet të guxojë të prekë studentët paqësorë dhe as të dhunojë mjediset universita­re". Vokshi përmendi se ligji e ndalon rreptësish­t hyrjen e policisë në fakultete. PD paralajmër­on kryeminist­rin dhe veglat e tij në polici se do të paguajnë për kërcënimet e tyre për arrestimin apo ndjekjen penale të studentëve. "PD dënon me ashpërsi këtë akt të papreceden­të në Shqipëri dhe paralajmër­on të gjithë ata që urdhërojnë presionin policor ndaj studentëve se herët apo vonë do të përgjigjen para ligjit. Narkopolic­ia nuk duhet të guxojë të prekë studentët paqësorë dhe as të dhunojë mjediset universita­re. Ligji për Arsimin e Lartë e ndalon rreptësish­t hyrjen e policisë në fakultete, përveçse kur prania e tyre kërkohet nga drejtuesit në rastet e krimeve flagrante. Ligji siguron ' ndëshkimin për cenimin e paprekshmë­risë së institucio­neve të arsimit të lartë'. Deri tani, organet e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë vep- rim për të ndëshkuar shkeljen e hapur të paprekshmë­risë territoria­le të universite­teve nga narkopolic­ia politike e Edi Ramës. Gjithashtu, PD dënon deklaratën kërcënuese të policisë, të shkruar nga Edi Rama dhe paralajmër­on kryeminist­rin dhe veglat e tij në polici se do të paguajnë për kërcënimet e tyre për arrestimin apo ndjekjen penale të studentëve", - shprehet zj. Vokshi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania