Gazeta Shqiptare

Përndjekja, ja si u ekzekutua me dy plumba në kokë 17- vjeçarja Griselda Gjikolaj

Erjon Bengaj: Me autorin u zumë me grushte. Tropojani: Jam çun e mund të ngacmoj çdo vajzë Pak ditë para ngjarjes, viktima i tha të fejuarit se e ngacmonte 19- vjeçari Robert Perpepaj

-

Dy javë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Laprakës, ku mbeti e vrarë 17- vjeçarja Griselda Gjikolaj dhe u plagosu Erjon Bengaj, "Gazeta Shqiptare" ka siguruar dosjen e plotë të prokuroris­ë në lidhje me krimin që tronditi kryeqyteti­n. Në këtë dosje jepet dinamika e plotë e ngjarjes që nga përndjekja e vajzës me origjinë nga Kurbneshi i Mirditës nga 19- vjeçari Robert Perpepaj, sherri me Erjon Bengën, mik me të fejuarin e viktimës e deri te përgatitja e atentatit nga autori dhe bashkëpunë­tori i tij, Ronald Muzhaqi. Atentat ky i ndodhur mbrëmjen e 26 dhjetorit të vitit që shkoi në vendin e quajtur "Pallatet Gintash" në Laprakë. Referuar dokumentit zyrtar, rezulton se e mitura është qëlluar me dy plumba në kokë nga i dyshuari Robert Perpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematik­isht dhe ishte kthyer në shqetësim për të. Vajza - thuhet në dosje se i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir Hoxha, shqetësime­t që po i sillte Roberti duke i kërkuar ta mbronte prej tij. Referuar dosjes, rezulton se 10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17- vjeçares dhe shoku i tij Erjon Benga janë konfliktua­r me grushte pranë fushës së Laprakës në Tiranë me të shumëkërku­arin 19- vjeçar. Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën, por Përpepaj i është përgjigj se "jam çun e mund të ngacmojë çdo vajzë". Në debat e sipër, Erion Benga e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja. Prej atij momenti, Roberti nuk është bërë i gjallë, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi i rëndë. Dyshimet janë se gjatë ditëve të fundit, ai ka planifikua­r të hakmerret jo vetëm ndaj Erjon Bengas, por edhe t'i marrë jetën vajzës, që përndiqte në çdo moment. Pas kryerjes së veprimeve hetimore, pamjeve filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë në bizneset afër vendit ku ndodhi vrasja si dhe bazuar në dëshminë e dhënë nga Benga, në dosjen e prokuroris­ë jepet me detaje se si ndodhi ngjarja.

DËSHMIA E ERJON BENGËS

I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për hetimi, Erjon Benga ka deklaruar se ditën e ngjarjes, rreth orës 16: 00, ka marrë në telefon shokun e tij Sajmir Hoxha, i cili i ka thënë se është në qendër te lodrat. Sipas deklaruesi­t, me automjetin e tij tip "Benz Mercedes" me ngjyrë të zezë dhe me targa AA 266 MS ka shkuar në qendër, ka parkuar mjetin dhe më pas është takuar me Saimirin, i cili ishte në shoqërinë e 3- 4 gocave. Pasi janë përshëndet­ur me vajzat, njërën prej të cilave e ka çuar në Pasku-

qan, janë kthyer më pas në Larakë te lokal "Oblika", ku kanë parkuar makinën në parking dhe më pas janë ulur në lokal. Sipas Bengës, brenda në lokal i prisnin dy shoqet e tyre, e ndjera Griselda Gjikolaj dhe Romina Levanaku. Pasi janë ulur dhe kanë pirë diçka, kanë rënë dakord që të shkonin te puna e Saimirit në Tapizë. Kanë dalë të katërt dhe kanë hipur në makinë, ku në vendin e drejtuesit ka hipur Erjoni, ndërsa Saimiri në vend të parë. E ndjera Griselda prapa tij dhe Romina prapa Saimirit. Sapo kanë ecur rreth 20 metra, përpara tyre kanë dalë dy djem të rij, të cilët kanë gjuajtur me leva dhe në këtë çast i kanë dhënë shpejtësi mjetit. Sipas Erion Bengës, në këtë moment ka parë që personi që ishte në krah të tij, i quajtur Robert Perpepaj ka gjuajtur me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa personi tjetër ka gjuajtur me levë në drejtim të vendit ku ishte ulur Saimiri. Në kushtet e mësipërme, Benga e ka shtuar shpejtësin­ë dhe pasi ka

ndjerë që ishte plagosur është drejtuar me shpejtësi në drejtim të Spitalit të Traumës. Por ende pa mbërritur në duart e mjekëve, Griselda kishte ndërruar jetë. Ndërkohë, që Benga është në gjendje të stabilizua­r shëndetëso­re. Për fat të mirë, ai dhe mikesha e ngushtë e vajzës nuk u prekën nga plumbat.

Skena e krimit që tronditi kryeqyteti­t funddhjeto­rin e vitit që sapo lamë pas u rindërtua nga hetuesit, bazuar në rrëfimet e të mbijetuarv­e të atentatit dhe pamjeve filmike të kamerave të sigurisë së bizneseve të zonës, ku dukej qartë çdo lëvizje e autorëve. Të dyshuarit Robert Perpepaj dhe Ronald Muzhaqi, ndaj të cilëve rëndon akuza e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese ndaj dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpuni­m, kanë mundur ta realizojnë planin e tyre kriminal në më pak se dy minuta. Aktualisht, në kuadër të hetimeve të ngjarjes, prokuroria e Tiranës po vijon më pyetjen e familjarëv­e të viktimës.

VIKTIMA

Në dosjen e prokuroris­ë thuhet se pas këqyerjes së kufomës së të ndjerës Griselda Gjikola ka rezultuar se në anën e djathtë të kokës janë konstatuar dy plagë në anën e pasme të veshit, në një largësi prej 5 centimetra larg njëra- tjetrës. Nga këqyerja e kufomës, në kokën e së ndjerës janë gjetur dhe janë sekuestrua­r dy predha, të cilat i janë nënshtruar ekzaminimi­t teknikbali­stik për të përcaktuar llojin, kalibrin dhe modelin.

 ??  ?? 17- vjeçarja e vrarë, Griselda Gjikolaj
17- vjeçarja e vrarë, Griselda Gjikolaj
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania