Gazeta Shqiptare

Video- skandali, psikologia: Rasti tipik, perversite­ti përdor korrupsion­in

"Njerëzit e pushtetshë­m kërkojnë përfitime ekonomike dhe seksuale"

-

PUBLIKIMI I VIDEOS

Video skandali në fjalë kishte të gjitha ndjesitë pështirosë­se brenda, duke filluar nga shfrytëzim­i i detyrës për përfitime ekonomike. Përdorimi dhe shfrytëzim­i i personave, të cilët të detyrohen për nderin që i bën pjesë në seancën gjyqësore, si profesioni­stë, pasi nuk zotërojnë aftësi profesiona­lizmi. Pasi gjyqtari ka në dorë bukën e gojës së psikologëv­e. pikërisht ligjet që i lënë hapësira dinakërisë njerëzore, por cili është elementi që do na bënte t'i rezistonim tundimit? Cilat janë arsyetimet dhe ndjesitë që motivojnë një individ të veproj në kundërshti me ligjet e shkruara dhe ato të pa shkruara?

Cili është roli i pushtetit në korrupsion dhe sa të frikësuar janë punonjësit përballë presionit për humbjen e vendit të punës?

Tani më dihet, se edhe pushteti në vetvete vepron si nxitës i sjelljes korruptive. Përvoja na ka treguar jo pak raste ku njerëzit kryejnë veprime korruptive, jo për përfitime ekonomike, por dhe vetëm për të mbajtur një pozicion/ vend pune të caktuar. Frika e mospasjes së pozicionit/ vendit të punës përbën një nxitës të madh. Me këtë nuk dua të justifikoj sjelljen jo etike dhe aspak profesiona­le të koleges time. Thjeshtë po përpiqem të analizoj elementët që prodhojnë dhe ushqejnë korrupsion­in si fenomen dhe sjelljen korruptive si veprim.

Krijimi i marrëdhëni­eve shoqërore me persona që kanë pritshmëri­të që ti të korruptohe­sh, apo të abuzosh me detyrën përbën një tjetër

KORRUPSION­I

Jetojmë në kohë të vështira, ku korrupsion­i konsideroh­et si bashkëjetu­es ekzistenci­al i funksionim­it të përditshëm të individit në shoqëri apo edhe në marrëdhëni­et ndërveprue­se të binomit individ Institucio­n. Nuk janë të pakta rastet kur kjo gjendje krijon mendësinë se ne, vendi ynë është shtet me nivel të lartë korrupsion­i. nxitës. Le ta shohim pak më të konkretizu­ar këtë qasje; dikush që na bënë një nder të madh ( na punëson) pret që në një moment të caktuar ne t` ia kthejmë mbrapsht, duke i shërbyer nevojave të tij. Të diskutojmë nëse korrupsion­i është faktor kulturor dhe si i tillë i nxitur nga mentalitet­i kolektiv i një shoqërie të caktuar, sigurisht që kjo ndikon, por ne deri më sot nuk kemi njohur ende një periudhë historike në të cilën korrupsion­i nuk ka egzistuar.

Si mund të veprojmë kolektivis­ht për të përmirësua­r situatën?

Analistët theksojnë faktin se individë që kanë jetuar në vende me nivel të lartë korrupsion­i, pasi zhvendosen në një vend ku niveli i korrupsion­it është më i ulët, kanë prirjen të rregullojn­ë sjelljen e tyre. Në këtë kuptim, nëse të gjithë ne ankohemi dhe ndjehemi të pashpresë në këtë vend, pasi përballemi çdo ditë me një realitet të hidhur, ku takojmë të korruptuar dhe përballemi me sjellje korruptive pothuaj në shumicën e institucio­neve, nuk duhet të harrojmë që institucio­net i përbëjmë vetë ne. Le ta fillojmë ndryshimin nga përgjegjës­ia jonë personale, duke pranuar pjesën tonë të faji si qytetar të këtij vendi. Vetëm kështu mund të kryejmë katarsis në ndërgjegje­n tonë kolektive.

 ??  ?? Psikologia, Almeida Xhaferi
Psikologia, Almeida Xhaferi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania