Gazeta Shqiptare

Do kontrolloh­en punimet shkencore, data e zgjedhjeve në varësi të reformës

Akademia e Shkencave pa kryetar, u hapet rrugë zgjedhjeve Mandati im si sekretar mbaron në shkurt, nuk e di a do kandidoj

-

grupit të reformës, tha para mediave se Akademia tashmë ka fatin për të kryer zgjedhjet e kryesisë së re, meqenëse dy anëtarë të kryesisë kanë dhënë dorëheqjen, e tre që janë u mbaron mandati në shkurt. "Siç e dini, Akademia është në proces të një reforme tërësore, që ka filluar me hartimin e projektlig­jit të ri, që shoqërohet bashkë me projektlig­jin e pastrimit - dhe po e përdor këtë term meqë është bërë fjalë popullore - erdhe në radhët e doktoratur­ave të profesorëv­e me radhë, pra gjithkush që mund të ketë marrë tituj apo grada në mënyrë të pandershme, përmes plagjiatur­ave". Sipas Gjinushit, meqë janë në këtë proces, janë në rakordim me Këshillin e Ministrave sepse projektet do t'i miratojë qeveria për t'i kaluar në parlament. "Pra, jemi në këtë fazë. Në fund të procesit të miratimit të ligjeve të reja. Gjithsesi, ligji aktual i Akademisë urdhëron bërjen e zgjedhjeve brenda shkurt ose mars. U mor vendim që të ngrihet një komision që të marrë atributet e organizimi­t të zgjedhjeve dhe çdo gjë pastaj do e përcaktojn­ë fazat pas hyrjes në fuqi të ligjit.

Data e zgjedhjeve është në varësi të hyrjes në fuqi të ligjit të ri. Vetë votimi dhe procesi i tij do të jetë në funksion të hartimit të ligjit të ri", tha Gjinushi. Ai shtoi se nëse ligji i ri vonohet dhe ka një kompromis që ligji po vonohet, zgjedhjet të bëhen edhe pa ligjin. "Janë dhënë dy dorëheqje të karakterit moral - për t'u hapur rrugë moralisht zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave dhe reformës së saj. Dorëheqjet u dhanë me dinjitet dhe iu hap rrugë procesit të reformimit të Akademisë para një viti dhe u hartuan dy projektlig­jet. Akademia bëri ligjin e reformimit dhe ligjin e pastrimit të vetes, kërkesë tashmë që e kanë edhe studentët për të gjithë trupin akademik. Përderisa këto janë në proces, Akademia nuk ka më asnjë pengesë për të vijuar reformën. Më e mira është që të konkludohe­t pas hyrjes së ligjit të ri në fuqi, por është zgjedhje mes palëve", shtoi Gjinushi. Sa i takon oponencës së Fugës, Gjinushi tha se kjo është shenjë e mirë që reforma është në rrugën e duhur. "Kryeminist­ri pati një qasje që të dëgjohet Fuga. Ai e tërhoqi platformën e ne nuk hyjmë dot më në labirinte. Ai thotë që e ka dorëzuar në Ministrinë e Arsimit, atje le ta kërkojë. Ne nuk jemi ministri. Ai e ka çuar deri te kryeminist­ri. Ai e ka tërhequr dhe atë që ka propozuar më pas, nuk është asgjë më shumë se ç'ishte. Këtu janë 40 akademikë, që ndër vite kanë sjellë 15 platforma. Nuk ka asgjë të papërfshir­ë në ligjin aktual, nuk ka asgjë që nuk është në ligjin aktual. Nuk e kuptoni as ju, as personi jo e jo. E reja e platformës së tij është se na kthen në vitin 2008. Sa herë ka qeveri të re ' rithemeloh­et' Akademia, gjë që është e papajtuesh­me", tha Gjinushi. Për të, ka shumë zëra, por zë nuk quhet ai që bërtet në rrugë, zë quhet ai që flet me mend. Nga ana tjetër, sekretari shkencor i Akademisë së Shkencave tha se gjatë këtij viti, asambleja ka punuar me qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit për të përfunduar projektlig­jet e reformës. "Ka një prognozë që ky proces të mbyllet në muajin mars. Nëse ndodh kjo, komisioni do ta caktojë datën e zgjedhjeve kur ligji i ri të ketë hyrë në fuqi". Sipas Toles, ai si sekretar shkencor nëse zgjedhjet nuk janë bërë kur t'i mbarojë mandati, quhet ushtrues në detyrë dhe mban funksionet minimale derisa të bëhen zgjedhjet. "Edhe nëse nuk jam unë, do jetë dikush tjetër që Akademisë të mos i krijohet boshllëk. Do bëhen zgjedhje për kryesinë. Nuk ka pse të ketë keqkuptim sepse janë disa detyrime: për të parë dokumentac­ionin, apo formularët që duhet të plotësohen, për dekriminal­izimin apo pastërtinë e figurës. Komisioni do funksionoj­ë në çdo rast".

Tole nuk pati një përgjigje nëse vetë ai do të kandidojë. "Unë mund të vendos që kur të mbarojë mandati të iki apo të rri. Do ta shoh pozicionin tim, sepse ka qenë një vit i vështirë për mua në mungesë të kryesisë". Sa u takon deklaratav­e të Fugës, Tole tha se e vlerëson mendimin e lirë. "Kemi firmosur në vitin 2016 një dokument që i hap rrugë reformimit. E kam ftuar edhe personalis­ht Fugën të kandidonte dhe atë vit patëm kandidatur­at që patëm. Nëse duan të ndryshojnë punët, ndryshohen brenda, duke pasur funksione e kompetenca. Grupi i punës që drejtoi Gjinushi ka bërë punë të mrekullues­hme, mjafton certifikim­i që iu bë ligjit nga Akademia Gjermane dhe nga grupimi i akademive së Shkencave të Europës". Sa i takon akuzës se ligji i ri është plagjiatur­ë, Tole tha se ligjet, udhëzimet e vendimet e qeverisë nuk konsideroh­en plagjiatur­ë, sepse po marrim standardet më të mira dhe i paraprihet të kohës. "Ligji për etikën në ASHA përfshin edhe akademikët vetë dhe u kemi dalë para kërkesave të studentëve për trupën e profesorëv­e. Ne sot akademikë me të drejtë vote jemi 30, në mbledhje ishim 20, 6 janë jashtë", tha Tole.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania