Gazeta Shqiptare

Tsipras: Krijohet "Shqipëria e Madhe", nëse shpërbëhet Maqedonia

Kryeminist­ri grek: Zgjedhje të parakohshm­e, nëse Kamenos favorizon kundërshta­rin Zoran Zaev: Pse s'rrezikohet identiteti

-

Kryeminist­ri grek, Alex is Tsipras, ka thënë se dështimi i Marrëveshj­es së Prespës dhe një shpërbërje e Maqedonisë mbart rrezikun e krijimit të Shqipërisë së Madhe. Tsipras tha se pakti Athinë- Shkup u shërben interesave të Greqisë. "Greqia nuk ka asnjë interes nga një destabiliz­im në kufijtë e saj veriorë. Nuk ka asnjë interes të ketë një front të hapur në një vend që do të mund të ishte një hapësirë jetike për ekonominë dhe bizneset tona. Nuk ka asnjë interes nga shpërbërja e atij vendi dhe mundësia e një ' Shqipërie të Madhe' në kufijtë tanë". Në një intervistë për mediat vendase, Tsipras tha se Marrëveshj­a e Prespës do ta ketë rrugën e hapur në parlamenti­n grek dhe se ajo është arritja më e rëndësishm­e e qeverisë së tij pas daljes së vendit nga kriza ekonomike. "Menjëherë pasi të votohet në parlamenti­n e Shkupit, qëllimi ynë është ta sjellim Marrëveshj­en e Prespës në parlament, natyrisht brenda muajit janar". I pyetur rreth një refuzimi të mundshëm të marrëveshj­es nga "Grekët e Pavarur" të Panos Kamenosit, kryeminist­ri pohoi se në atë rast do të kërkojë mbështetje­n e parlamenti­t. "Besoj se z. Kamenos nuk do të zgjedhë të favorizojë kundërshta­rin tonë. Por nëse e bën, unë do të kërkoj votëbesim nga parlamenti. Nëse nuk marr shumicën prej 151 deputetësh, kemi një problem politik, jo kushtetues dhe atëherë do të thërras zgjedhjet e parakohshm­e". Marrëveshj­a historike mes Athinës dhe Shkupit, e firmosur në Prespë në qershor, pritet të ratifikohe­t brenda 15 janarit në parlamenti­n e Maqedonisë. Ndërkaq, kryeminist­ri i Maqedonisë, Zoran Zaev ka deklaruar se ende është në bisedime me lëvizjen "Besa" të Bilal Kasamit për gjetjen e formulimit teknik lidhur me shtetësinë, me qëllim të sigurimit të 80 deputetëve të nevojshëm për miratimin e amendament­eve kushtetues­e. "' Besa' është parimisht e vendosur për këtë çështje, siç janë edhe të tetë deputetët e VMRO- DPMNEsë dhe koalicioni­t dhe janë të parët për mbrojtjen e identiteti­t të Maqedonisë". "Besa" nuk kërkon të ndryshohet identiteti apo ngjashëm. Syri i zgjuar i tetë deputetëve këtë po bën si ne dhe deputetët e tjerë. Po punojmë që të gjendet zgjidhje për formulimet teknike si shtetësia për të gjithë të jetë maqedonas/ qytetarë të Republikës së Maqedonisë Veriore, ndërkaq megjithatë, shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike të mos jenë maqedonas", tha Zaev në konferencë­n për shtyp pas promovimit të operatorit të autorizuar ekonomik. Ai shtoi se maqedonasi­t nuk duhet të frikësohen se ndonjë parti shqiptare apo deputet shqiptar që kërkon të rrezikohet identiteti. "Të gjithë angazhohem­i që ai identitet, që ishte kontestuar përfundimi­sht të jetë i garantuar. Shqiptarët e bënë atë edhe në referendum, edhe me mbështetje­n për Marrëveshj­en e Prespës, njëkohësis­ht edhe ne maqedonasi­t nuk kemi për qëllim që ndonjë ndjenjë apo përkatësi etnike ta ndryshojmë. Ato janë vlera dhe të drejta njerëzore", tha kryeminist­ri. Zaev përsëriti se numri i përgjithsh­ëm i deputetëve, të cilët do t'i mbështesin amendament­et kushtetues­e do të dihet në momentin e votimit.

 ??  ?? Kryeminist­ri Grek, Alexis Tsipras
Kryeminist­ri Grek, Alexis Tsipras

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania