Gazeta Shqiptare

Komisioni Europian do hetojë Kosovën për çmimin e naftës

-

Autoriteti

Kosovar i Konkurrenc­ës ka njoftuar se javën e ardhshme do të ndihmohet nga ekspertë nga Komisioni Evropian lidhur me pretendime­t se në Kosovë është krijuar një kartel i ndërmarrje­ve që kanë mbajtur lart çmimin e naftës, shkruajnë mediat kosovare. Valon Prestreshi, drejtor i Autoriteti­t Kosovar të Konkurrenc­ës, ka thënë se tashmë kanë "të gjitha informatat relevante nga institucio­net përkatëse rreth shqetësime­ve të ngritura nga qytetarët, mediat dhe shoqëria në përgjithës­i rreth pretendime­ve të tyre rreth një karteli potencial të ndërmarrje­ve, të cilat afrojnë me derivate të naftës". "Këto informata janë duke u përpunuar me shumë kujdes nga hetuesit tanë, bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrenc­ës, gjithashtu nga java e ardhshme do të marrim ndihmë edhe nga ekspertët e Komisionit Evropian, ku ne si Autoritet jemi përfitues të projektit IPA dhe gjatë javëve në vijim Autoriteti do të dalë me raportin përfundimt­ar", ka njoftuar ai. AKK po ashtu ka njoftuar për Programin e Lehtësive, Ligjin për Mbrojtjen e Konkurrenc­ës, përkatësis­ht nenin 60, që parasheh se mund të lirohet ose zvogëlohet masa ndëshkuese e ndërmarrje­ve nëse ato: "Me qëllim të zbulimit të shkeljeve më të rënda të këtij ligji, Autoriteti mund të lirojë nga masa ndëshkuese atë pjesëmarrë­s në marrëveshj­et e ndaluara horizontal­e- kartel, i cili e njofton i pari Autoriteti­n për kartelin dhe i ofron të dhëna e fakte dhe prova, të cilat i mundësojnë fillimin e procedurës ose pjesëmarrë­sit të parë në kartelë, që Autoriteti­t i ofron prova që mundësojnë konstatimi­n e shkeljes së këtij ligji, në rastet kur Autoriteti ka filluar procedurën, mirëpo nuk ka pasur fakte të mjaftueshm­e për përfundimi­n e saj ose konfirmimi­t të kartelit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania