Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri kosovar takon drejtorin Berisha, buxheti i 2019- ës llogaritet 2.3 mld euro

Haradinaj: Dogana ka mbledhur mbi 65% të buxhetit të Kosovës

-

Kryeminist­ri

i Kosovës ka thënë se doganat e Kosovës kanë mbledhur të hyra mbi 65 për qind të buxhetit të shtetit. "Është me rëndësi të theksohet se dogana si institucio­n ka mbledhur për buxhetin e vendit mbi 65 për qind të buxhetit në total. Janë 582 pjesëtarë të agjencisë së doganave dhe misioni i tyre është me të vërtetë i rëndësishë­m. Pra, nuk është vetëm punë e zakonshme; është buxheti, është siguria kombëtare, por janë edhe të gjitha ato informatat e nevojshme për trendet ekonomike", ka thënë Haradinaj në një komunikatë drejtuar mediave. Këto komente Haradinaj i ka bërë gjatë një vizite që ka zhvilluar në doganat e Kosovës, ku është takuar me drejtor-

RAMUSH HARADINAJ

"Është me rëndësi të theksohet se dogana si institucio­n ka mbledhur për buxhetin e vendit mbi 65 për qind të buxhetit në total. Janë 582 pjesëtarë të agjencisë së doganave dhe misioni i tyre është me të vërtetë i rëndësishë­m. Pra, nuk është vetëm punë e zakonshme, është buxheti, është siguria kombëtare, por janë edhe të gjitha ato informatat e nevojshme për trendet ekonomike", është cituar të ketë thënë Haradinaj.

in e përgjithsh­ëm e këtij institucio­ni, Behri Berisha. Në anën tjetër, drejtori i doganës, Bahri Berisha ka

thënë se e ka informuar kryeminist­rin Haradinaj për punën që ka bërë ky institucio­n gjatë vitit 2018, si dhe për "të arriturat që i kanë pasur në fushën e të hyrave, luftën e ekonomisë informale, krimit transkufit­ar të kontraband­ës, por edhe shumë procese, siç janë reformat që është duke zhvilluar dogana", është bërë e ditur në komunikatë. Në këtë vizitë Haradinaj ishte i shoqëruar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, i cili ka deklaruar: "Doganat janë prej kontribuue­sve më të mëdha të buxhetit të Kosovës. Dy institucio­net që kontribuoj­në me më së shumti të hyra në buxhetin e shtetit janë doganat e Kosovës dhe administra­ta tatimore. Buxheti për vitin 2019, i cili pret miratimin në leximin e dytë në Kuvend, vlerësohet se do të jetë 2,3 miliardë euro".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania