Gazeta Shqiptare

Britani, vizitohet për sytë, por del me tumor në tru 19- vjeçarja

-

Shkoi

tek mjeku për të bërë një vizitë të syve, por mësoi se kishte kancer në tru. Një 19vjeçare është shokuar teksa mjekët i kanë thënë se ka disa tumore në tru. Laura Nuttall, nga Lancashire, Britani në fillim mendoi se kishte grip, por kur iu nënshtrua një vizite sysh, mjekët vunë re një ënjtje të pashpjegue­shme në nervin e saj optik. Më pas doktorët e rekomandua­n të bënte dhe disa analiza të tjera. Laura Nuttall telefonoi nënë e saj Nicola dhe shkuan në spitalin Homerton, ku dhe morën lajmin shkatërrue­s se ajo kishte dy tumore. E reja iu nënshtrua edhe një skaneri të detajuar dhe mjekët zbuluan se ajo kishte dhe disa tumore të tjerë, jo vetëm 2 sikurse i kishin thënë në fillim. "Jemi shkatërrua­r si familje, Laura kishte gjithë jetën përpara dhe tani po përballet me një sfidë shumë të rëndë. Ne po përpiqemi të jemi pozitivë, por është e pamundur", ka thënë nëna e saj, shkruan "Daily Mail". Nicola po bën gjithçka që mundet për të ndihmuar Laurën që ta largojë sadopak mendjen nga sëmundja. Në ditëlindje­n e 19- të në dhjetor, ajo vizitoi lojtarët e klubit të futbollit të Evertonl ku u takua me ata, përfshi dhe portierin Jordan Pickford. "Po provoj gjithçka për të ndihmuar që Laura të ndihet pozitive. Ne po bëjmë aq sa mundemi", ka thënë Nicola. Laura iu nënshtrua kimioterap­isë gjatë muajit dhjetor në spitalin Chrisstie në Mançester, por edhe në muajt në vijim do të vazhdojë seanca të tjera. Familja e saj po mendon që ta dërgojë atë në SHBA, për t'iu nënshtruar disa seancave kimioterap­ie. Gjithashtu, ata kanë nisur një fushatë për të mbledhur fonde që Laura t'u nënshtrohe­t trajtimeve më të specializu­ara, në mënyrë që t'i japin asaj dhe një shans për të jetuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania