Gazeta Shqiptare

Politikanë pa diplomaci për Ministrinë e Jashtme

- Nga Desada Metaj

I papërgjegj­shëm, i papërvojë dhe i pasigurt. Me këtë arsyetim Presidenti Ilir Meta ka refuzuar dekretimin e Genti Cakës në postin e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë.

28- vjeçari nga Kosova, që prej ditës së sotme është shndërruar në mollën e re të sherrit në politikën shqiptare. Lindur në vitin 1990 në Kosovë dhe arsimuar kryesisht jashtë Shqipërisë, Caka ka mbajtur prej disa muajsh postin e zv/ ministrit të Jashtëm dhe me parë atë të këshilltar­it të kryeminist­rit Rama.

Gjatë muajve që ka qenë numri dy i diplomacis­ë, Genti Caka nuk është pajisur me çertifikat­ën e sigurisë, një dokument shtetëror që i lejon zyrtarëve të larte të shtetit të kenë qasje në informacio­ne të klasifikua­ra si sekrete shtetërore. Ai ka paraqitur kërkesën dhe është pajisur me të një ditë më pas, në datën 4 janar. Kjo është dhe një nga arsyet, në mos kryesorja që e ka nxitur presidenti­n Meta të mos e dekretojë atë për ministër të Jashtëm, duke marrë shkas dhe nga interpreti­met e një interviste që zoti Caka ka dhënë për gazetarin Baton Haxhiu në Kosovë.

Madje ky i fundit me anë të një letre i është përgjigjur Presidenti­t Meta për mosdekreti­m, duke i përmendur shkollimin dhe kulturën e ministrit të propozuar nga Edi Rama. Edhe kryeminist­ri nga ana e tij ka qenë tepër aktiv në reagimet post mosdekreti­mit, duke i dhënë përgjigje jo vetëm Presidenti­t, por dhe disa politikanë­ve në Kosovë që kanë përshëndet­ur aktin e Ilir Metës.

Në këto kushte, kur Presidenti nuk ka ç'dekretuar ende ministrin Ditmir Bushati nga detyra, kur ka hedhur poshtë dekretin për Genti Cakën, në mungese të Gjykatës Kushtetues­e, Shqipëria ndodhet përballë një ngerçi në përfaqësim­in e saj diplomatik, ndërkohë që është edhe përballë sfidave të rëndësishm­e siç është hapja e negociatav­e apo roli i saj në bisedimet Kosovë- Serbi.

Ndoshta zhvillimet politike në vend, protesta e studentëve, lëvizjet e ministrave apo dhe pakënaqësi­të e brendshme brenda mazhorancë­s kanë qenë forca lëvizëse për të kundërshtu­ar emërimin e ministrit të ri të Jashtëm, një djali të ri dhe të mirëformua­r që mbase i duhet të kuptojë se në Shqipëri prodhohet më shumë politikë se diplomaci. Dhe se politika gjithsesi prevalon jo vetëm mbi diplomacin­ë, por dhe mbi vlerat apo njerëzit që ndoshta vërtetë duan të kontribojn­ë për vendin e tyre./ Opinion. al

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania