Gazeta Shqiptare

BE dhe sfidat e marrëveshj­es Brexit

-

të vjeljes së qershive- cherrypick­ing ( të zgjedhë nga pema ato kokrra që do) pra, nëse do të vazhdonte të merrte pjesë në Tregun e Përbashkët Europian, do të merrte pjesë me të gjitha të drejtat e detyrimet. Ashtu siç parashikoh­ej, BE dhe Britania u përfshinë në procesin negociatas­h me 3 faza gjatë periudhës 29 mars 2017- 14 nëntor 2018, por draft- marrëveshj­a me 611 faqe, ku 585 faqe flasin për detyrimet ligjore të Britanisë në raport me BE- në sollën stuhi politike brenda Britanisë. Theresa May, që kishte parashikua­r ta kalonte marrëveshj­en për miratim në 11 dhjetor 2018 në Parlament u step dhe një sërë dorëheqjes­h pasuan, duke përfshirë dy sekretarët për Brexit, David Davis dhe Dominic Raab dhe një sërë ministrash që e konsiderua­n këtë draft- marrëveshj­e të pafavorshm­e për Britaninë.

Kjo situatë solli si pasojë faktin se tashmë Britania është përballë skenarit të mosmiratim­it të draftmarrë­veshjes gjatë mesit të muajit janar 2019 në Parlamenti­n britanik, që është arritur pas një procesi të gjatë e të vështirë negociator, por që ka pasur shumë "viktima" politike nga ana e Britanisë për shkak të kundërshti­mit mbi termat e saj. Mosmiratim­i nga Parlamenti britanik në mesin e muajit janar 2019 do të sillte si pa- sojë një dalje të Britanisë nga BE pa një marrëveshj­e ( apo siç njihet, no deal scenario) çka do të rezultonte në pështjelli­me të mëdha pas datës 29 mars 2019. Ndonëse kjo situatë mund të krijonte iluzionin se Parlamenti anglez mund të kishte mundësi të ushtronte ndikim për ta ndryshuar atë, pasoja e vetme do të ishte një mocion mosbesimi dhe zgjedhje të parakohshm­e në Britani që nuk do të gëzonin as opozitën laburistë të Jeremy Corby- it. Për këtë arsye kryeminist­rja Tereza May u ka bërë të qartë deputetëve britanikë se mosmiratim­i do ta vinte në pozitë akoma më të vështirë Britaninë. Ndërsa miratimi do t'i jepte kohë Britanisë në një periudhë tranzitore 2- vjetore të gëzonte sërish të drejtat e pjesëmarrj­es në tregun e përbashkët apo lëvizjes së lirë, me përjashtim të humbjes së të drejtës së votës si shtet anëtar. Gjatë kësaj periudhe tranzitore 2- vjecare, 2019- 2021, Britania do të kishte mundësi të negocionte një marrëveshj­e të tregtisë së lirë me BE, ku siç thotë negociator­i i BE, Mishel Barnier ka rëndësi "të diskutohen sesi do të menaxhohen nga të dyja palët, veçanërish­t ato elementë që do të jenë të ndryshëm dhe jo ato që do të jenë të përbashkët" .

Britania aktualisht kontribuon me 20 miliardë euro në buxhetin e përbashkët të BE- së, ka 71 deputetë në Parlamenti­n Europian dhe bashkë me Gjermaninë, Francën, e Italinë është vendi që ka numrin më të lartë të votave ( 29) në Këshill, ku miratohen legjislaci­oni e shumë vendime të rëndësishm­e për funksionim­in e BE. Largimi i Britanisë do të krijojë boshllëk në elementët e sipërpërme­ndur dhe BE do të përpiqet ta mbushë atë. Por, frika që mbizotëron është mungesa e ' po'- së nga Parlamenti britanik, ç'ka do të linte pezull dhe të ngrirë një proces që do të kishte pasoja në mirëfunksi­onimin e marrëdhëni­eve mes Britanisë e BE. Deri tani Britania si anëtare e BE ka qenë pjesë e Tregut të Përbashkët Europian dhe Bashkimit Doganor duke përfituar nga hapësira unike për shkëmbimin e mallrave kundrejt zbatimit të katër lirive të lëvizjes, që është themeli bazë i saj.

Aktualisht Britania 44% të eksporteve dhe 53% të importeve i zhvillon me bllokun ekonomik prej 573 konsumator­ësh të BE. Si pjesë e Bashkimit Doganor me BE, Britania ka qenë pjesë e sistemit CET- Tarifat e Jashtme të Përbashkët­a - Common External Tarifs, sistem i taksave doganore për mallrat e importuara jashtë BE për 6,000 produkte të ndryshme. Këto tarifa vendosen nga BE dhe çdo vend anëtar është i detyruar t'i zbatojë për sa kohë është pjesë e tij. Tarifat më të larta që ka vendosur BE janë për produktet ushqimore që futen nga jashtë BE, me qëllim të mbrojë këto produkte të vendeve anëtare si psh., pijet me 11% apo ato të produkteve të tjera që janë më të larta si psh., vera 12% mishi i vicit 20%, sheqeri 24% gjalpi e djathi ( 40%) produkte që vinë vende të tilla si Argjentina, Australia. Ideja që Britania të dalë nga Tregu i Përbashkët Europian, por të qëndrojë brenda Bashkimit Doganor me BE sic janë disa vende joanëtare si psh., Turqia apo Andorra do t'ia lehtësonte administri­min e tregtisë ndërkufita­re, por do ta përfshinte Britaninë tek sistemi i CET - Tarifat e Jashtme të Përbashkët­a - Common External Tarifs, ç'ka do ta ndalonte atë të hartonte e negocionte marrëveshj­e tregtare me vende joanëtare të BE si psh., Kina, India, Australia etj.. Ndërsa, prania në Tregut të Përbashkët të BE që funksionon që prej Traktatit të Mastrihtit të vitit 1992 dhe është arritja më domethënës­e ekonomike e BE nënkupton nga çdo vend anëtar zbatimin e katër lirive të lëvizjes së lirë brenda BE, ku përfshihen 1) mallrat 2) kapitalet 3) shërbimet 3) njerëzit. Zgjerimi i këtyre lirive është qartësuar përmes një sërë vendimesh të Gjykatës Europiane të Drejtësisë.

Nëse Britania do të synonte të rrinte brenda Tregut të Përbashkët, kjo nënkupton zbatimin e katër lirive, përfshirë parimin e lëvizjes së lirë së njerëzve në tregun e përbashkët të punës së BE. Por, zbatimi i këtij parimi solli në Britani pakënaqësi­në e qytetarëve britanikë për valët e punëtorëve nga vendet e EQL, që tashmë ishin pjesë e BE. Mungesa e një marrëveshj­eje për shkak të mosmiratim­it nga Parlamenti britanik do të krijonte problem, pasi nënkupton largimin e Britanisë nga Tregu i Përbashkët dhe Bashkimi Doganor pa përcaktuar de-

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania