Gazeta Shqiptare

Gent Cakaj, si një tender me letra false

- Nga Andi Bushati

( vijon nga faqja 1)

... e shtetit të Edi Ramës në një bordello. Aty kuptohet fare qartë se si ish- numri dy i diplomacis­ë për gjysmë viti ka ushtruar funksionin në shkelje flagrante të ligjit, pa u pajisur me certifikat­ën e sigurisë.

Por, e keqja nuk përfundon me mosplotësi­min prej shtatë muajsh të këtij formulari që jep garancinë e domosdoshm­e për të verifikuar të ardhurat, figurën morale dhe mosimpliki­min e tij me shërbimet e huaja sekrete.

Ajo është bërë edhe më e madhe kur u dhanë sinjalet e para se kjo mungesë përbënte arsyen se përse kreu i shtetit mund të mos e dekretonte "djalin e lexuar", të pilotuar nga Prishtina.

Aty, në panik dhe me urgjencë, Edi Rama e përdori Cakajn si një oborrtar të rëndomtë, duke e detyruar të bëjë atë që pati "harruar" ta kryente për një kohë të gjatë. Madje mëkati qe edhe më i rëndë, sepse ai nuk përdhosi vetëm figurën e kandidatit për ministër të Jashtëm, por edhe institucio­nin e DISK, që ka për detyrë të lëshojë certifikat­ën e sigurisë.

Ky organizëm, që duhet të bëjë verifikime të gjata dhe të thelluara, që duhet të investigoj­ë në shtetet e huaja ku ka jetuar më parë kandidati për të dalë i pastër, që duhet të verifikojë gjithçka rreth tij, e mori kërkesën në datë 3 janar dhe dha përgjigje në… 4 janar.

Ai e shpalli Cakën të kulluar vetëm në 24 orë, sepse kaq shpejt i duhej Edi Ramës për nevojat e tij politike.

Kjo histori që u përngjan fiks tenderave me letra false dhe milionave që shpërndahe­n me urdhër të kryeminist­rit, duke shpërfillu­r çdo ligj dhe çdo institucio­n, nxjerr në pah dy anë të errëta.

Së pari, ajo është një provë më shumë se në ç'pikë janë telendisur institucio­net shqiptare në shtetin personal të Edi Ramës, ku nuk përfillet asnjë normë tjetër përpos urdhrave të tij.

Së dyti, ajo na tregon shumë për karakterin, formimin, personalit­etin e "djalit të lexuar" nga Prishtina, që lejon të përdoret me një lehtësi të pabesueshm­e, si mish për top.

Çdokush pas kësaj historie mund të pyesë: po mirë, Rama qen- ka i tillë, që nuk përfill asnjë rregull veç vullnetit dhe pasionit të vet, po ky zyrtar i ri, i edukuar në perëndim, formimin e të cilit na e kanë ngritur në qiell, si pranon me kaq mungesë respekti për veten ta lëvizin si gur shahu? Çfarë dinjiteti ka ai, sa do të kulluar ta konsideroj­ë veten, të përtypë kokulur, fillimisht kryerjen e aktiviteti­t pa certifikat­ë sigurie dhe më pas farsën e pastërtisë brenda 24 orësh, kur dihet që ky proces mund të kërkojë edhe javë?

Ky servilizëm i pështirë, i denjë për një zyrtar të nënshtruar, që i çon raport shefit edhe kur pi kafe me gazetarë, përtej çdo debati kushtetues i jep të drejtë Ilir Metës në zgjedhjen që ka bërë.

Sepse Shqipëria nuk e ka luksin të ketë ministër të Jashtëm një çilimi kamikaz, që ka si të vetmen vlerë përunjësin­ë e verbër ndaj padronit.

Në këto momente, kur Tirana zyrtare duhet të përballet me aventurën Thaçi- Rama për copëtimin e Kosovës ( të cilës Ditmir Bushati i doli kundër) dhe me firmosjen e marrëveshj­es së detit me Greqinë ( që duhet kaluar nga Presidenca), më pak se gjithçka asaj i duhet një lake i nënshtruar në krye të diplomacis­ë.

Pikërisht për këtë, refuzimi i Ilir Metës për të rrëzuar dekretin për Gent Cakajn është po aq sa dinjitoz, edhe historik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania