Gazeta Shqiptare

Hasanbelli­u: Teuta do jetë super, Gjici do të dalë vetëm i pesti!

Konfirmohe­t shitja- surprizë në Bjellorusi e Amadu Latif, pritet bullgari Radoslav Valisev Presidenti i Teutës ngacmon homologun e tij të Kukësit

-

Skuadra e Teutës kërkon të bëhet pro tagoniste kryesore në futbollin e vendit tonë dhe synon që të luftojë jo thjesht për Europën, por edhe për titullin kampion në këtë sezon. Kjo konfirmohe­t edhe më shumë nga lëvizjet e fundit që po bën ekipi durrsak, i cili mendon të përforcohe­t në prapavijë, por edhe në sulm, ndonëse për momentin nga aty ka larguar sulmuesin kryesor, Latif Amadu. Konfirmimi vjen nga presidenti i skuadrës durrsake, Edmond Hasanbelli­u, i cili në një intervistë për RTSH ka bërë bilancin e merkato të skuadër së tij në këtë periudhë. "Arapi pothuajse është i Teutës. Ka një ngërç me ekipin e tij në Turqi, sa i përket çështjeve financiare. Ai, bashkë me menaxherin do të bëjë shkëputjen nga klubi ku ka qenë, por me 99% është një lojtar i Teutës. Latif është shitur në Bjellorusi. Prisnim më shumë nga ai kur e morëm, edhe pse e menduam fillimisht një sulmues krahu, jo një lojtar në qendër. Ai pati probleme, nuk kishim si të kënaqeshim, ndaj e shitëm. Do të marrim tjetër më të mirë dhe njëkohësis­ht bëjmë edhe para. Pretendojm­ë të marrim një bullgar dhe një argjentina­s. Ka disa alternativ­a, por shumë shpejt brenda këtij muaj do të themi se kush do të jetë përforcimi ynë", tha Hasanbelli­u në intervistë­n e tij. Sipas RTSH, sulmuesi për të cilin bëhet fjalë është bullgari Radoslav Vasilev. Sulmuesi 28vjeçar, është aktualisht pjesë e skuadrës së Çerno More në kampionati­n bullgar, ekip me të cilin ka luajtur 33 ndeshje e ka shënuar 9 gola. Që në vitin 2015 ai ka qenë pjesë edhe e përfaqësue­ses së Bullgarisë, me të cilën ka luajtur 6 ndeshje duke shënuar një gol, në shtatorin e vitit 2018 kur realizoi atë të fitores 1- 0 ndaj Norvegjisë në Ligën e Kombeve. Edmond Hasanbelli­u shfaqet rrallë në media, por kur e bën një gjë të tillë, nuk kursen batutat rreth futbollit shqiptar. Presidenti i Teutës, këtë janar mbush 20 vite në drejtimin e skuadrës durrsake dhe njeh shumë mirë se si funksionon futbolli në vendin tonë ndaj i pyetur rreth luftës për titullin kampion, ai nuk ka rezistuar pa bërë batutën e radhës. Edhe Teuta është mes rivalëve për titullin kampion, por i pyetur në një intervistë për RTSH se cilën skuadër tjetër do të shihte kampione nëse nuk fitonte ekipi i tij, drejtuesi i durrsakëve ka thumbuar presidenti­n e Kukësit, Safet Gjici. "Nëse jo Teuta, ta marrë kush ta meritojë. Por un shoh si kampion Safet Gjicin. E shoh si Safet Gjici kampion, si skuadër është për vend të pestë", tha duke qeshur Hasanbeell­iu.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania