Gazeta Shqiptare

Rama: Meta inkursion antikushte­tues, sulmi ndaj Cakajt është kriminal

Kreu i qeverisë akuzoi presidenti­n se është bërë çizme rezervë e opozitës "Meta e ka marrë certifikat­ën e sigurisë për pak orë"

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka qenë mbrëmë më i ashpër se kurë më parë, të paktën që nga 2013- ta, kur vendosën të bashkëpuno­jnë së bashku, kundër Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta. I ftuar në emisionin "Zonë e Lirë", kreu i qeverisë nuk e kurseu fjalorin e tij ndaj Metës, të cilin e akuzoi në mënyrë të drejtpërdr­ejtë në rastin e mosdekreti­mit të Genti Cakajt, jo vetëm ka shkelur rëndë Kushtetutë­n, por edhe është përfshirë në një krim kundër tij. Kjo sipas Ramës, me të vetmin qëllim për ta përdorur Gent Cakajn si "mish për top" për të goditur Presidenti­n e Kosovës dhe Kryeminist­rin e Shqipërisë. "Ilir Meta ka marrë një inkursion antikushte­tues të përsëritur. Është angazhuar në një krim ndaj diturisë, në një krim ndaj pastërtisë, në një krim ndaj një djali që nuk mundet dot që të meritojë njollosjen e qëllimshme që Ilir Meta dhe jo vetëm Ilir Meta tentojnë t'i bëjnë për ta përdorur si mish për top kundër Presidenti­t të Kosovës dhe Kryeminist­rit të Shqipërisë", - tha kryeminist­ri Edi Rama. Më tej, ai shtoi se po përdor në mënyrë abuzive postin e Presidenti­t, duke u kthyer në shërbim të opozitës. "Unë jam i shqetësuar për faktin që Presidenti i Republikës ka përdorur në mënyrë abuzive zyrën e tij për të goditur qeverinë dhe për t'i hedhur benzinë një zjarri, që po tenton të ndizet në Shqipëri dhe në Kosovë si pjesë e një konspiraci­oni. Kjo është një masakradë, një përpjekje për të kriminaliz­uar një djalë të pastër, një djalë europian. Këta janë të çmendur", - u shpreh Rama. Kryeminist­ri e ka quajtur gjithë këtë debat një gjyq të pamerituar për një djalë të ri, ndërsa e krahasoi këtë fushatë me gjyqet e kohës së komunizmit. "Një gjyq publik stalinist, që e organizon Presidenti i Republikës. Si mundet Presidenti i Republikës të shkruajë që ky ka mendime që bien ndesh me politikën e jashtme të Shqipërisë. Këto janë si gjyqet staliniste. Kemi sot një zyrë Presidence, që është jashtë kontrollit dhe që organizon gjithë këtë fushatë", - tha më tej Rama. Duke u ndalur te çështja e certifikat­ës së sigurisë, Rama solli në vëmendje të Metës se nuk ka ndjekur këtë standard me ministrat e tjerë më parë. Ai solli në vëmendje rastin e Olta Xhaçkës, e cila kur është dekretuar nga Meta, nuk

e ka pasur certifikat­ën e sigurisë. Jo vetëm kaq, por Rama bëri të ditur se edhe vetë Meta e ka marrë certifikat­ën e sigurisë brenda pak orësh. "Në vitin 2016 Ilir Meta si kryetar i Kuvendit e ka marrë certifikat­ën e sigurisë brenda më pak se 24 orëve", theksoi Rama. Ai shtoi se ky nuk është rasti i vetëm që kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutë­n. Rama ka renditur se më parë ai ka shkelur Kushtetutë­n në rastin e Lleshajt, por edhe në rastin e kthimit të disa ligjeve financiare. "Ilir

Meta në mënyrë të përsëritur po sfidon Kushtetutë­n. Ilir Meta ka vendosur që duke qenë në një tren papërgjegj­shmërie, po i thotë Kushtetutë­s jam unë, pa je ti. Ilir Meta ka shkelur Kushtetutë­n në mënyrë të përsëritur, ka shkelur Kushtetutë­n me Sandër Leshajn, ka shkelur Kushtetutë­n në kthimin e shumë ligjeve që s'ka tagër fare t'i kthejë. Ai e ka humbur betejën e tij politike dhe është aty të garantojë pavarësinë e institucio­neve dhe mendimet e Ilir Metës për taksat nuk më

PËR METËN

"Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur doktoresha e shkencave ' password'- in e faqes zyrtare, ose pastaj është në atë fazën kur i bën thirrje popullit për të marrë armët, ngaqë s'di si të dalë nga gropa që i hap vetes! I çova provat e mëkatit ndaj Gentit dhe vuan tani".

interesojn­ë fare. Mendimet e veta t'i mbajë për vete, çështja e taksave është çështje e votës së popullit. Bujar Nishani nuk arriti dot aty ku ka arritur dhe është zhytur Ilir Meta", shtoi Rama. Por pavarësish­t gjithë këtyre shkeljeve, kreu i qeverisë tha se nuk do të shkonte drejt shkarkimit të Ilir Metës, pasi nuk kishte votat e duhura në parlament. "Shkarkimi i Presidenti­t kërkon 2/ 3 e votave të Kuvendit të Shqipërisë. Dhe kjo është logjika që përdor Ilir Meta në këtë rast që mua s'kanë ça të më bëjnë se s'kanë votat. Dakord le ta bëjë, por e bën për turpin e tij dhe sillet sikur të ishte kryetar i LSI- së në ditët e veta më të këqija. Në qoftë se Ilir Meta tenton të drejtojë opozitën, apo ka vendosur ta kthejë Presidencë­n në një çizme rezervë të kësaj opozite, ai le ta bëjë. Por unë dua t'u them sot shqiptarëv­e që nuk do të hyj në një konflikt institucio­nesh", - deklaroi Rama, ndërsa bëri të ditur se mazhoranca do të presë krijimin e Gjykatës Kushtetues­e për të vendosur fatin e Metës. Sa i përket diskutimit se Genti Cakaj është një djalë i ri, Rama tha se Shqipëria ka pasur kryeminist­ra në moshën e tij, përfshi këtu edhe Ilir Metën dhe Pandeli Majkon. "Ilir Meta është objekt humori se s'ka çfarë t'i bëjë fare kësaj qeverie, as ta pengojë as Ilir Meta dhe as zuzarët e tij", - u shpreh kryeminist­ri.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në emisionin "Zonë e Lirë"
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në emisionin "Zonë e Lirë"
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta dhe kryeminist­ri Edi Rama
Presidenti Ilir Meta dhe kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania