Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Rama, përdorues i certifikua­r i substancav­e sintetike

-

Kryetarja

e Lëvizjes Socialiste për Integrim u ësh të përgjigjur dje me të njëjtën mënyrë deklaratav­e të kryeminist­rit Edi Rama, ku i fundit e ka konsiderua­r si "doktoreshë". Gjatë një konference për mediat nga selia e LSI- së, Kryemadhi ka theksuar se grupe të ndryshme shoqërore, siç janë studentët, pedagogët e përfaqësue­sit e institucio­neve të drejtësisë gjenden sot përballë sjelljes jo normale të kryeminist­rit Rama. "Pedagogët janë përballë një të sëmuri, krimineli që pasi shkatërroi institucio­net, policinë, gjykatat e prokurorit­ë për të fshehur krerët e policive që kanabizuan vendin, duhet të kuptojnë se shumë shpejt do të shkatërroj­ë edhe universite­tin", - tha Kryemadhi. Ajo e akuzoi Ramën si një përdorues i rregullt i drogave të ndryshme dhe sjelljen e tij, produkt të efektit të tyre. "Përdorues i certifikua­r i produkteve, nga faza organike në fazën e substancav­e sintetike është në situatë shumë të rëndë psiqike dhe klinike. E them si doktoreshë që jam, por nëse nuk më beson mua, të pyesë pedagogët që i ka anëtarë të PS. Kryeminist­ri ynë është në efektin për gjithë jetën ndaj këtyre izotopeve, thirrje mjekëve që janë të PS dhe deputetëve mjekë në grupin e PS të marrin fatet në dorë, se jo vetëm fatet e vendit, por edhe të fëmijëve të tyre janë në dorë të një të sëmuri psikik. Peng i krimit të organizuar është edhe peng i substancav­e sintetike", u shpreh Kryemadhi. Kryetarja e LSI- së sulmoi edhe DSKI- në se "është kthyer në një dyqan gjobash dhe në një institucio­n falsifikue­s të certifikat­ave të sigurisë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania