"Cakaj", Meta: S'ka fuqi në botë që të shantazhojë presidentin

Presidenti kërkon hetim për DSIK: Pajisi Cakajn me certifikatë sigurie brenda ditës "Rama bëri gabim fatal, kërcënoi edhe presidentin"

Gazeta Shqiptare - - Konflikti - Valentina Madani

Mosdekretimi i kan didaturës për min istër të jashtëm Gent Cakaj evidentoi një tjetër përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Ilir Meta. Dy ditë më parë kryeministri Rama e cilësoi si antikushtetues dhe të turpshëm, mosdekretimin e kandidaturës së Cakajt. Por kreu i shtetit Ilir Meta iu kundërpërgjigj Ramës me tone të forta nëpërmjet një postimi në Facebook, duke i thënë se nuk ka fuqi në botë t'i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. "Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë- Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderëve e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Nuk ka fuqi në botë t'i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e Para", shprehet Presidenti Ilir Meta.

HETIMI

Përshpejtimi i procedurave për dhënien e certifikatës së sigurisë për Gent Cakajn i kanë dhënë mundësi Presidentit të Republikës që të ndërmarrë një tjetër nismë. Përmes një shkrese dërguar Kryetarit të Kuvendit dhe përfaqësuesve të Grupeve Parlamentare, Ilir Meta kërkon ngritjen e një Komisioni Parlamentar Hetimor

DEKLARATA

"Nuk ka fuqi në botë t'i bëjë presion e shantazh Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese në botë që ndalon e interpreton kompetencat që i jep Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, presidentit, për emërimin e shkarkimin e ministrave e në veçanti të atyre që janë anëtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Interesi kombëtar i pari! Shqipëria e para"!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.