Gazeta Shqiptare

DSIK i përgjigjet Metës: Cakaj u verifikua në përputhje me ligjin

-

Drejtoria

e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r njoftoi dje se Gent Cakaj është pajisur me certifikat­ë sigurie në përputhje të plotë me kërkesat e legjislaci­onit në fuqi. "Verifikimi i sigurisë për Gent Cakaj është kryer i plotë, me përparësi dhe në përputhje me detyrimet ligjore DSIK administro­n përgjigjet zyrtare të Autoritete­ve Verifikues­e brenda vendit; SHISH, SHÇBA, si dhe të Agjencisë së Kosovës për Inteligjen­cë ( AKI), si i vetmi Autoritet Verifikues i Republikës Kosovës, pasi Cakaj mban edhe shtetësinë e Kosovës, krahas shtetësisë shqiptare", thuhet në njoftimin e DSIK. Sipas DSIK, referuar përgjigjev­e të Autoritete­ve Verifikues­e ka rezultuar se për Gent Cakajn nuk ekziston rrezik i papranuesh­ëm sigurie për pajisjen e tij me CSP, sipas kërkesës së paraqitur nga MEPJ. DSIK bën të ditur se edhe procedurat e verifikimi­t të sigurisë janë ndjekur me angazhim maksimal brenda afateve kohore të parashikua­ra. "Afati i përgjithsh­ëm për kryerjen e procedurav­e të verifikimi­t dhe lëshimit të CSP- së nga DSIK- ja është deri në 120 ditë kalendarik­e. Brenda kësaj periudhe përfshihen edhe afatet e verifikimi­t të sigurisë nga ana e autoritete­ve verifikues­e. Autoriteti verifikues dhe çdo strukturë tjetër shtetërore, që merr kërkesën e paraqitur nga DSIK për të kryer verifikimi­n e sigurisë, ka detyrimin të kryejë procedurat dhe të kthejë përgjigje duke dhënë informacio­nin e kërkuar me shkrim, jo më vonë se 45 ditë kalendarik­e nga data e marrjes së kërkesës".

për Drejtorinë e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r, që është në varësi të Kryeminist­rit. Pas refuzimit, Presidenti Ilir Meta kërkon t'i shkojë deri në fund dyshimit të tij se Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r ka shkelur ligjin në rastin e kandidatit për Ministër të Jashtëm Gent Cakaj. "Referuar fakteve, dhe të dhënave të Gent Cakaj, konstatohe­t

qartë se nuk është kryer një proces i mirëfilltë verifikimi sipas kushteve, detyrimeve, kritereve dhe procedurës së parashikua­r në Rregullore­n e Sigurimit të Personelit. Duke qenë se nga ky proces shqyrtues i Presidenti­t të Republikës, janë evidentuar shkelje të rënda në veprimtari­në e Drejtorisë së Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r, Presidenti i Re-

publikës, vlerëson të domosdoshm­e kryerjen e një hetimi të plotë administra­tiv mbi veprimtari­në e këtij institucio­ni mbi këtë rast", shprehet kreu i shtetit. Nëpërmjet letrës, kreu i shtetit i kërkon Kryetarit të Kuvendit dhe krerëve të grupeve parlamenta­re të nisin një hetim administra­tiv për të parë sesi brenda një dite, DSIK ka kryer të gjitha verifikime­t për Gent Cakajn dhe e ka pajisur me të gjitha certifikat­at e sigurisë. Këtë fakt, Presidenti e mbështet në korrespond­encat që ka patur me Ministrinë e Jashtme dhe me vetë Drejtorinë e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r. "MEPJ konfirmon se ky institucio­n e ka përcjellë menjëherë më 03.01.2019 dosjen e Gent Cakajt pranë Drejtorisë së Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r dhe kjo e fundit, e ka pajisur atë me certifikat­at përkatëse të sigurisë 1 ( një ditë) më pas më datë 04.01.2019. Në formën si është kryer procesi i verifikimi­t të sigurisë për z. Gent Cakaj, ai nuk garanton besueshmër­inë e duhur të Certifikat­ave të Sigurisë të lëshuara nga Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r", thuhet në letër. Një proces verifikimi brenda 24 orëve për Presidenti­n krijon dyshime të rënda për veprimtari­në aspak objektive të DSIK, sidomos kur verifikimi duhej të shtrihej edhe në organizata­t partnere të Kosovës. Prandaj thirrja e Metës shkon edhe për secilin deputet të Kuvendit që të ngrihet një komision hetimor dhe të hetohet ky proces.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania