Gazeta Shqiptare

Këshilli i Ambasadorë­ve, kundër Ramës: Cakaj s'ka cilësitë e duhura

"Ky lloj kontestimi, i pashembull­t në 29 vjet"

-

Pjesë e debatit për em rin e ri të ministrit të Jashtëm janë bërë edhe ambasadorë­t. Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, Këshilli i Ambasadorë­ve shpreh shqetësimi­n e tij për cilësitë jo të duhura që përfaqëson kandidatur­a e Gent Cakajt për të qenë në një detyrë të rëndësishm­e si ajo e ministrit të Jashtëm. Sipas ambasadorë­ve, kandidatur­a e përzgjedhu­r nga Rama për të emëruar ministër të Jashtëm Cakajn ka ngjallur një shqetësim të madh në një pjesë të gjerë të opinionit publik, përfshirë edhe shumicën e anëtarëve të këtij këshilli. Sipas tyre, ky kontestim nuk është hasur asnjëherë përgjatë këtyre 29 vjetëve demokraci për çdo ministër tjetër të emëruar në këtë post. "Këshilli i Ambasadorë­ve Shqiptarë vëren se kandidatur­a e përzgjedhu­r nga kryeminist­ri Rama për të emëruar ministër për Europën dhe Punët e Jashtme. Zoti Gent Cakaj ka ngjallur një shqetësim të madh në një pjesë të gjerë të opinionit publik, përfshirë edhe shumicën e anëtarëve të këtij këshilli. Ky lloj kontestimi, i pashembull­t për asnjë nga ministrat e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë gjatë këtyre 29 vjetëve demokraci, mbështetet në perceptimi­n publik të personalit­etit të zotit Cakaj si pacilësitë e nevojshme profesiona­le për të mbajtur barrën e një detyre të tillë më rëndësi kombëtare", - thuhet në deklaratën e Këshillit të Ambasadorë­ve. Ndaj nisur pikërisht nga ky perceptim dhe shqetësim që ka ngjallur emri i Cakajt, ky këshill i sugjeron kryeminist­rit Rama që të propozojë një emër tjetër të denjë për një pozicion kaq të rëndësishë­m, sidomos për një periudhë ku Shqipërinë e presin vendime të rëndësishm­e, siç është edhe ai për çeljen e negociatav­e me BEnë. "Këshilli i Ambasadorë­ve Shqiptarë i tërheq vëmendjen kryeminist­rit Rama ta rivlerësoj­ë kandidatur­ën e ministrit në fjalë, duke mbajtur më mirë parasysh interesin publik dhe kombëtar", - thuhet më tej në këtë deklaratë. Nga ana tjetër, ata e

PËR BUSHATIN

"Këshilli i Ambasadorë­ve Shqiptarë tërheq vëmendjen me shqetësim te fakti se kryeminist­ri nuk ka kryer detyrimin e tij kushtetues për të bërë transparen­cën mbi arsyet që e kanë shtyrë atë të shkarkojë posaçërish­t ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme".

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama gjatë një takimi me ministrat
Kryeminist­ri Edi Rama gjatë një takimi me ministrat
 ??  ?? Këshilli i Ambasadorë­ve
Këshilli i Ambasadorë­ve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania