Gazeta Shqiptare

Spartak Ngjela: Rama zgjodhi për ministër të Jashtëm një kalama

-

Kundër

propozimit të Edi Ramës për të emëruar Gent Cakajn si ministër të Jashtëm ka dalë edhe avokati Spartak Ngjela. Ai ka sulmuar ashpër kryeminist­rin Edi Rama si dhe presidenti­n e Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa i akuzon ata se Mitrovicën do t'ia japin Serbisë. Sipas Ngjelës, Rama "i shet njëlloj, si bashkëpunë­torët në korrupsion­in qeveritar, edhe interesin kombëtar", ndërsa shton se ai nuk i shpëton dot reformës në drejtësi. Teksa ndalet tek debati i madh që ka pushuar politikën pas vendimit të Metës për të mos dekretuar si ministër të Jashtëm Gent Cakajn nga Kosova, Ngjela thekson se Rama zgjodhi një kalama. "Rama në fakt është krejt jashtë çdo koncepti drejtimi për një shtet. Zgjedh një kalama ministër të jashtëm dhe mendon se me kombësinë e tij do të mund ta paraqesë marrëzinë Rama si "mendim racional për të drejtuar Europën"", shkruan Ngjela.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania