Gazeta Shqiptare

Pagëzohet Maqedonia e Veriut, shqiptarët votojnë ' pro'

-

i Maqedonisë me 81 vota "pro", miratoi dje ndryshimin e Kushtetutë­s për zbatimin e marrëveshj­es me Greqinë për zgjidhjen e kontestit 27- vjeçar të emrit. Ndryshimet kushtetues­e janë miratuar pas negociatav­e të gjata me opozitën shqiptare, lidhur me disa amendament­e të saj për pozitën e shqiptarëv­e në Kushtetutë. Tirana zyrtare e përshëndet­i votimin e ndryshimev­e kushtetues­e, që i japin zyrtarisht emrin Maqedonia Veriore. Ministri në detyrë i Jashtëm, Ditmir Bushati shprehet: "" Vota finale e marrëveshj­es së Prespës në Parlamenti­n e Maqedonisë është demonstrim i qartë i aftësisë politike për të zhbllokuar rrugën drejt NATO- s dhe BE. Kontributi i faktorit politik shqiptar provoi sërish që është faktor vendimtar. Urime!"- shkruan Bushati. Ky votim u përshëndet edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha. "Ky akt i përgjegjsh­mërisë së lartë politike është një hap historik për konsolidim­in e rajonit si pjesë e familjes Euroatlant­ike që forcon paqen, sigurinë dhe vlerat demokratik­e", shprehet Basha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania