Gazeta Shqiptare

Rasti "Cakaj", Basha: U cenua siguria kombëtare dhe e NATO- s

Kreu i PD- së kërkon hetim nga Kuvendi për DSIK, Ramën, Bushatin, Cakajn dhe SHISH "Skandali, po hetojmë mënyrat e përfshirje­s"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, apeloi dje për hetimin e paligjshmë­risë me DSIK, në rastin e zëvendësmi­nistrit të Jashtëm, Genti Cakaj. Pas kërkesës së Presidenti­t Ilir Meta për hetim parlamenta­r të DSIK, kreu i PD- së njoftoi se opozita ka nisur punën për të hetuar të gjithë mënyrat si është dhënë certifikat­a e sigurisë për Gent Cakaj. "Hetim parlamenta­r për DSIK, kryeminist­rin Rama, Ditmir Bushatin, Gent Cakajn dhe SHISH për dhunimin e ligjit që cenon sigurinë e informacio­nit sekret dhe që cenon sigurinë e vendit", theksoi z. Basha. Paralelish­t me kreun e shtetit edhe opozita kërkon ngritjen e një komisioni hetimor parlamenta­r për Drejtorinë e Sigurisë së Informacio­nit të Klasifikua­r dhe çështjen e ministrit të Jashtëm të propozuar, Gent Cakaj. Pak minuta pasi presidenti publikoi kërkesën për hetim, kryetari i PD, Basha deklaroi se opozita insiston në zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje. I pyetur lidhur me kërkesën e Presidenti­t Meta për hetimin e DSIK, Basha deklaroi: "Nuk jam në dijeni të kërkesës së presidenti­t, por që prej publikimit dje të dekretit të presidenti­t, ashtu siç bëra publike dhe në emisionin ' Opinion', kemi nisur punën për të hetuar në të gjitha format e mënyrat duke përfshirë dhe hetimin parlamenta­r, përgjegjës­itë e DSIK- së, zv. ministrit Cakaj, ministrit Bushati, kryeminist­rit Rama dhe Shërbimit Informativ të Shtetit në dhunimin e ligjit për informacio­nin e klasifikua­r sekret në Republikën e Shqipërisë dhe pasojat që kjo ka për sigurinë kombëtare dhe sigurinë e NATO- s", tha z. Basha. Një gjë të tillë kreu i PD- së e paralajmër­oi edhe dy ditë më parë në emisionin "Opinion". "Dhe pikërisht në këtë kohë, një nga hallkat, natyrisht jo më të forta të Aleancës, një vend i cili është përfolur për problemati­kë në mbrojtjen e sekretit shtetëror, propozon për ministër të Jashtëm, ministri më kryesor i NATO- s, sepse të mos harrojmë, NATO është një aleancë politikous­htarake, jo ushtarako- politike, një person i cili ka neg-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania