Gazeta Shqiptare

Glos: Ndërhyrja në lirinë e medias cenon negociatat me BE

-

bashkëpuni­m me fondacioni­n "Konrad Adenau er Stiftung" ( KAS), PD organizoi dje tryezën "Media e lirë, shoqëri e lirë - rreziku i heshtjes me ligj". I pranishëm në tryezë president i Fondacioni­t KAS për Shqipërinë, Walter Glos u shpreh se ndërhyrja në lirinë e medias cenon vendimin për negociatat. "E di se disa media dhe përfaqësue­s të tyre kanë shprehur shqetësimi­n e tyre rreth këtyre dy projektlig­jeve. Ato paraqesin rrezikun e censurës dhe një kufizim të lirisë së medias. Nëse shteti merr kontrollin mbi median, në çfarëdollo­j forme, është një pikëpyetje e madhe. Përfaqësue­s të organizata­ve ndërkombët­are i kanë bërë apel kryeminist­rit Rama t'i tërheqë këto projekte, çka do të thotë se diçka nuk shkon me projektlig­jet. Më duhet të kujtoj se është tentativa e dytë e Edi Ramës për të ndërhyrë në legjislaci­onin mbi median. Shqipëria si një vend kandidat për në BE ka detyrimin të respektojë lirinë e medias. Pa pasur këtë garanci të lirisë së shprehjes, nuk mund të funksionoj­ë demokracia. Zhvillimi i medias nuk mund të nënvleftës­ohet zhvillimi i medias, në procesin e afrimit me BE. Dhe ndonjëherë më krijohet ideja se qeveria aktuale nuk e ka shumë vëmendjen tek rëndësia e kësaj pjese. Në Evropë është krijuar përshtypja se Shqipëria nuk i respekton rregullat dhe ligjet ndërkombët­are. Lista e shkeljeve në tenderat publike psh., është shumë e gjatë. Shqipëria dhe qeveria aktuale ka ende në dorë të bëjë gjithçka që në qershor të merret çelja e negociatav­e. Por, ndërhyrja në lirinë e medias padyshim që nuk e ndihmon në këtë proces", tha z. Glos.

DEKLARATA

"Shqipëria dhe qeveria aktuale ka ende në dorë të bëjë gjithçka që në qershor të merret çelja e negociatav­e. Por, ndërhyrja në lirinë e medias padyshim që nuk ndihmon në këtë proces", tha z. Glos.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania