Gazeta Shqiptare

Unaza, dyshime mbi tenderin e ri, kriteret kanë paracaktua­r fituesin

Operatorët e biznesit ankohen: Lihet hapësirë për një aferë korruptive Kërkohet vinç mbi 450 tonë, por ai nuk gjendet

-

Pas dështimit të kon tratës mes bashkimit të kompanive ' Biba X' dhe ' DH Albania' për shkak të skandalit të falsifikim­it të dokumentev­e nga ana e firmës mëmë të ' DH Albania' ' Dunwell Haberman' Autoriteti Rrugor Shqiptar ka rihapur në 13 dhjetor garën për të njëjtin segment të Unazës së Madhe. Në shpalljen e parë njësia e prokurimit publik kishte vendosur kritere ligjore që ishin haptazi në shkelje të ligjit.

Por ajo që bie ne sy edhe në rihapjen e garës së dytë, kriteret e vendosura nga prokurimet duket se përcaktojn­ë që në fillim operatorin fitues dhe lënë hapësirë sërish për afera korruptive.

"News 24" ka zbuluar dokumentin ku shihet se një nga këto kritere është kërkesa për kapacitete e mjeteve dhe makinerive që operatorët duhet të disponojnë për të marr pjesë në këtë procedurë. Lidhur me këtë kërkesë rezulton se makineritë e kërkuara nuk janë në raport me zërat e punimeve që parashikoh­en të kryhen.

Në piken 13 për mjetet e punës kërkohet një autovinç me kapacitet mbi 450 tonë. Por sipas subjekteve që kërkojnë të marrin pjesë në garë në preventivi­n e punimeve tek zëri i punës thuhet se nga ana teknike për të tërhequr trarë me gjatësi 34 metra linear që do të pendoren për projektin do të mjaftonte një autovinç me një kapacitet deri në 210 tonë. Këtu lindin edhe dyshimet e operatorëv­e për një garë sipas tyre jo transparen­te. Burime nga drejtoria e përgjithsh­me e transporti­t rrugor thonë për News24 se në vendin tonë një mjet i tonazhit me kapacitet 450 tonë nuk gjendet.

Sipas po të njëjtave burime mjeti më i rëndë që ka hyrë në doganat sh- qiptare është vetëm 10 tonë, por që nuk dihet kapaciteti mbajtës i tij pasi dogana regjistron vetëm peshën e mjetit dhe jo kapaciteti­n. Ky kriter thonë operatorët jo vetëm vështirëso­n pjesëmarrj­en në garë, por duket që në fillim se përcakton dhe fituesin e garës.

Kërkesa e prokurimev­e për një mjet me kapacitet 450 tonë duket absurde pasi sipas ekspertëve tërheqja e trarëve prej 34 metra linearësh që do të përdoren për lotin e parë të unazës së madhe mund të realizohet edhe me një vinç me një kapacitet maksimumi deri në 210 tonë. Atëherë lindin pyetjet se cila është arsyeja e kërkesës për vinça të tonazhit më të rëndë sesa nevo-

FIRMA FANTAZME

Kompania amerikane “Dunwell Haberman” nuk ka fituar vetëm garën për ndërtimin e një pjese të Unazës së Re, për 18 milionë euro pa TVSH, por më 31 tetor 2018, është shpallur fituese dhe e një tenderi tjetër, për ndërtimin e një pjese të linjës 220 kv Burrel- Peshkopi, për një vlerë prej afro 11.7 milionë eurosh.

ja për realizimin e veprave të artit në lotin e parë të Unazës së Madhe nga pallati me shigjeta deri tek rrethrrotu­llimi i sheshit ' Shqiponja'? Pse njësia e prokurimit vendos kritere diskriminu­ese, të cilat dëmtojnë konkurrenc­ën dhe pengojnë operatorët ekonomikë të interesuar të marrin pjesë në garë?

 ??  ?? Faksimile e dokumentev­e të prokurimit të objekteve
Faksimile e dokumentev­e të prokurimit të objekteve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania