Gazeta Shqiptare

Masakroi vajzën e tij, dhunohet barbarisht në burg Aleko Petro

-

GREQI - Është dhunuar në ambientet e qelisë Aleko Petro, i cili pak ditë më parë masakroi për vdekje me levë hekuri vajzën e tij 29vjeçare, Angjelinën. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Koridhalos, ku 52- vjeçari është dhunuar nga të burgosurit e tjerë. Lajmi është bërë i ditur nga Vasilis Noulezas, avokati i shqiptarit, i cili ka deklaruar se pas kësaj ngjarjeje Aleko Petro është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Sipas avokatit, 52- vjeçari është në gjendje të rënduar psikologji­ke. Sipas rrëfimit të Aleko Petros, disa të burgosur e kanë sulmuar dhe dhunuar egërsisht. Për këtë arsye ai ka kërkuar që të transferoh­et në burgun e Grevenas, pasi ka frikë për jetën e tij. Aleko Petro ndodhet nën masën e sigurisë burg pa afat, pasi ka pranuar që dhunoi për vdekje të bijën, Angjelina Petro, pasi nuk pranonte lidhjen e saj me një emigrant afgan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korfuz më 2 janar. Ndërkohë, trupi i Angjelina Petros mbërriti në Shqipëri më 8 janar dhe u përcoll për në banesën e fundit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania