Gazeta Shqiptare

Manjani: Lëreni Irakun dhe Afganistan­in, ruani Shqipërinë!

-

TIRANË - Pas ngjarjes së ndodhur në bazën në fjalë ka reaguar ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Përmes një postimi në "Facebook", ai shkruan me ironi që zyrtarët dhe anëtarët e NATO- s të ruajnë Shqipërinë dhe të mos merren me informacio­net e klasifikua­ra. "O zyrtarë, anëtarë të NATO- s!

Gjeneralë, ministra e kryeminist­ër!

Ruani depot e armëve të paktën, pa lëreni informacio­nin e klasifikua­r se nuk ua lë njeri juve në dorë!

Është grabitur një depo në një zonë ushtarake rreptësish­t të ndaluar, në Pashaliman!

Ruani Shqipërinë, lëreni Irakun e Afganistan­in se nuk jeni për atë punë!

Hiqini ato policë nga universite­ti e lëshojini të kapin ndonjë hajdut, se latë nam!

Degjenerim i hapur…", shkuan ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Bazës së Pashaliman­it. Policia Ushtarake referoi dokumentet për ndjekje penale në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: "Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektet e rëndësishm­e" si dhe u referuan materiale për veprën penale "Vjedhje".

Hetimi administra­tiv i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim apo mosve-

prim të tij, sipas ligjeve në fuqi. Shtabi i Përgjithsh­ëm i Forcave të Armatosura dënon aktin, por në të njëjtën kohë siguron se ky rast sporadik nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmëri­në dhe operaciona­litetin e Forcës Detare.

Theksojmë edhe një herë se papërgjegj­shmëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtua­r dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania