Gazeta Shqiptare

Ngujimi në fakultete, policia ushtron dhunë ndaj studentëve të Ekonomikut

Arkitektur­a dhe Inxhinieri­a e Ndërtimit brenda godinës, ngelin pa ushqime Publikohet video, polici kap prej fyti të riun

-

Shumë studentë të uni versitetev­e publike në vend, vazhdojnë të ngujuar në fakultete deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Ata kanë bojkotuar mësimin e theksojnë se qëndresa e tyre do të vazhdojë. Por protesta në Fakultetin Ekonomik, mëngjesin e djeshëm, është shoqëruar me tensione të shumta ( madje edhe konfrontim­e fizike) mes të rinjve e Policisë së Shtetit. Kjo e fundit ka tërhequr zvarrë disa prej studentëve madje në një video të publikuar, një prej policëve shfaqet tepër agresiv dhe madje ka arritur deri aty sa ka kapur prej fyti një djalë të ri. "Lëshoje, mos, lëshoje",- dëgjohen thirrjet e studentëve në video ndërkohë që policia iu thotë të hapin derën. Edhe në Fakultetin Juridik, studentët vazhdojnë të ngujuar brenda godinës e shprehen se nuk do të heqin dorë. "Këtu do të rrimë! Nuk mund të na ndalojë askush, universite­ti është i yni. Qeveria të plotësojë kërkesat tona, janë më se të qarta dhe lehtësisht të arritshme. Ne nuk tërhiqemi, nuk do të dorëzohemi në dorën e oligarkëve që qeverisin këtë vend. Arsimi na përket ne dhe brezave pas nesh, edhe Shqipëria është e jona. Mjaft më!",- thotë një studente e Fakultetit Juridik për ' Gazeta Shqiptare'.

NGUJIMI TE ARKITEKTUR­A

Mbrëmjen e djeshme, shumë studentë të Fakultetit të Arkitektur­ës dhe Urbanistik­ës si dhe ata të Inxhinieri­së së Ndërtimit janë ngujuar brenda godinës duke kërkuar plotësimin e 9 kërkesave të tyre. "Studentë të fakultetev­e të ndryshme janë ngujuar në fakultetet përkatëse. Tani në fakultetin e arkitektur­ës e urbanistik­ës dhe fakultetin e inxhinieri­së së ndërtimit ka studentë të ngujuar brenda. Studentëve të këtyre fakultetev­e i janë bashkuar edhe studentë nga Universite­ti Politeknik i Tiranës për solidarizi­m",- thotë studentja e arkitektur­ës për ' GSH'. Më tej studentët tregojnë se admin- istratori dhe kancelari i fakultetit nuk i lejon studentët të kenë hyrje- dalje nga godina, çka i pengon edhe të ushqehen. "Administra­tori dhe kancelari i fakultetit nuk lejon që të ketë hyrje dalje të studentëve në godinë kështu po pengohen studentët për t'u ushqyer e po shtyhen në grevë urie. Opsioni tjetër që ata na ofrojnë është të largohemi të gjithë studentët e fakultetev­e të inxhinieri­ve të tjera dhe të qëndrojnë vetëm studentet e FAU, FIN, duke dhënë emrat e tyre. Kjo gjë është shumë e dyshimtë, sepse nuk dihet se për çfarë do përdoren ato emra, pra me të dy opsionet e tyre po ushtrojnë presion ndaj nesh",- bën me dije për ' Gazeta Shqiptare' një tjetër studente. Ndërkohë studentët e fakultetit të Teknologji­së së Informacio­nit bëjnë me dije se policia private ka izoluar totalisht godinën dhe nuk lejojnë hyrjen e studentëve. "Godinën tonë ( Fakulteti i Teknologji­së së Informacio­nit) e kanë izoluar plotësisht kështu që kemi ardhur tek shokët tani me qënë se na bashkon i njëjti universite­t. Por di të them diçka me siguri: Ne nuk tërhiqemi!",- thekson studentja e TIK për GSH.

Njoftim për shitje me ankand

 ??  ?? Dje në Fakultetin Ekonomik
Dje në Fakultetin Ekonomik
 ??  ?? Një prej policëve të shtetit duke kapur prej fyti studentin
Një prej policëve të shtetit duke kapur prej fyti studentin
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania