Gazeta Shqiptare

Studentët e Ekonomikut përzënë deputetin e PD

-

Deputeti

i PD- së, Laçiano Boçi tentoi t'i bashkohej studentëve pas përplasjes së tyre me policinë në Fakultetin Ekonomik. Pavarësish­t se ai theksoi se ishte aty për të larguar policinë nga ambientet e fakultetit, studentët e kanë përzënë pasi nuk duan që ngjarja të politizohe­t. "Kur protestojm­ë, del kryeminist­ri dhe na thotë jeni të opozitës. Kur u themi deputetëve të opozitës largohuni, na thotë bëni detyrën e partisë, domethënë qeverisë. A e kuptoni sa hipokritë jeni të dyja palët?! Vazhdoni jashtë, na mirëkupton­i. Ju lutem, vazhdoni jashtë. Nuk ndihemi të përfaqësua­r nga asnjë deputet i Kuvendit. Largohuni!", thanë njëzëri studentët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania