Gazeta Shqiptare

Studentët e universite­tit "Luarasi" i bashkohen fushatës së dhurimit të gjakut

Et'hem Ruka: Të kontribuoj­më të gjithë së bashku. Pedagogu: Dhurimi i gjakut, akt human 16 vite bashkëpuni­m me Kryqin e Kuq Shqiptar

- KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK

Edhe këtë vit, studentët e Universite­tit "Luara si" janë solidarizu­ar dhe i janë bashkuar nismës së dhurimit të gjakut, në bashkëpuni­m me Kryqin e Kuq Shqiptar. Që prej themelimit në vitin 2003, ky institucio­n i arsimit të lartë ka treguar një sensibiliz­im maksimal për t'i ardhur në ndihmë personave që kanë nevojë për gjak. Prej dy ditësh, holli i "Luarasi- t" është shndërruar në një qendër dhurimi gjaku ku të rinjtë kanë shfaqur interes të lartë për të dhënë kontributi­n e tyre. Rektori i këtij universite­ti, prof. dr. Et'hem Ruka, i bën thirrje të gjithë studentëve që t'i bashkohen fushatës së dhurimit të gjakut. "Dhurimi i gjakut në universite­tin ' Luarasi' është kthyer në një traditë, që nga themelimi i ' Luarasit' e deri më sot nuk ka patur asnjë vit që studentët dhe pedagogët e këtij institucio­ni të arsimit të lartë të mos jenë përfshirë në këtë iniciativë. Të dhurosh gjak është një shenjë e lartë solidarite­ti njerëzor për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Pa dyshim ka më shumë nevojë për vullnetarë. Do t'u bëja thirrje të gjithë rinisë universita­re, jo vetëm të ' Luarasit' që të përfshihen në këtë iniciativë",theksoi Ruka në fjalën e tij.

STAFI AKADEMIK

Nën sloganin "Dhuro gjak, shpëto një jetë", radhëve të studentëve i është bashkuar edhe stafi akademik e administra­tiv i "Luarasi". Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë në këtë universite­t, Ernest Balili thekson se dhurimi i gjakut është një akt human për të ndihmuar sadopak njerëzit që kanë nevojë. "Në spital e në vende të tjera ka njerëz të cilët janë në nevojë dhe duhet t'i ndihmojmë ata. Kjo më shtyn që gjithmonë të jem i gatshëm të dhuroj gjak. Nuk është hera e parë. Dhurimi i gjakut është diçka humane në radhë të parë, por dhe diçka sensibiliz­uese për studentët, pedagogët

e më gjerë",- tha pedagogu.

TRADITA 16VJEÇARE

Universite­ti "Luarasi" vazhdon të ndjekë traditën për nxitjen e vlerave humane te studentët. Nëpërmjet ak-

APELI

Të dhurosh gjak është një shenjë e lartë solidarite­ti njerëzor për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Pa dyshim ka më shumë nevojë për vullnetarë. Do t'u bëja thirrje të gjithë rinisë universita­re, jo vetëm të ' Luarasit' që të përfshihen në këtë iniciativë.",theksoi Ruka në fjalën e tij.

teve të tilla, ky institucio­n dëshmon edhe njëherë se do të përgatisë jo vetëm profesioni­stë lider në tregun e punës, por edhe qytetarë model në shoqërinë shqiptare.

 ??  ?? Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, Ernest Balili, duke dhuruar gjak
Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, Ernest Balili, duke dhuruar gjak
 ??  ?? Rektori i Universite­tit “Luarasi”, Ethem Ruka
Rektori i Universite­tit “Luarasi”, Ethem Ruka
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania