Gazeta Shqiptare

Spartak Ngjela "Hakmarrja e një gruaje", përdhunimi i femrave në komunizëm

Romani i ri i avokatit, kur burrat me pushtet abuzonin me jetët e të tjerëve

- Fatmira Nikolli

Historia e një gruaje që kërkon të hak merret. Kjo është fabula ku orvatet romani më i ri i avokat Spartak Ngjelës, i cili tashmë mund të gjendet në të gjitha libraritë. Kjo nuk është përvoja e parë e Spartak Ngjelës me shkrimin. "Të gjithë e njohin pasionin e avokatit për letërsinë, por ky pasion i ka rrënjët në një komunikim të hershëm që ai ka pasur me shkrimin. Jam njohur me disa dorëshkrim­e të shkruara gjatë kohës që burgut që sjellin profilin e një shkrimtari që shumë pak e njohim, dhe që vetë Ngjela kërkon ta tregojë shumë pak. Romani "Helena R" që ai shkroi pas viteve ' 90- të apo "Shpella e vdekjes" janë dy proza që duhet ti rikthehen vëmendjes së kritikës", thotë Alda Bardhyli, e cila është dhe redaktorja e librit më të ri. Sipas saj i gjithë libri tregon historinë e një gruaje që quhet Sofie Rasku.

"Sofie Rasku nuk është vetëm një grua e bukur, por dhe një grua aspak e zakonshme. Përmes saj Ngjela evokon historinë e një periudhe të errët siç ishte komunizmi në Shqipëri duke e treguar këtë periudhë përmes raporteve delikate njerëzore. Përmes letërsisë hidhet dritë për një nga krimet më të forta të bëra gjatë diktaturës, siç është përdhunimi i femrave nga njerëz të pushtetit. Shumë pak flitet për histori që të gjithë i kemi dëgjuar tryezave, por që përmes historisë së Sofie Raskut, Ngjela denoncon një nga krimet më të shëmtuara", thotë Bardhyli. Sipas saj nuk është vetëm historia ajo që e bën këtë roman interesant, por dhe mënyra e shkrimit laborimi i thellë i psikikës së personazhe­ve. Po ndaj kujt duhet të hakmerret kjo grua, Sofia? Ajo hakmerret ndaj përdhunues­it të saj. Pas vdekjes të së shoqit ajo mendon vetëm këtë gjë si të hakmerret. E për ta kryer vrasjen kërkon ndihmën e një burri që gjithnjë e kishte dashur nga larg. Libri ka disa linja që të tërheqin më mënyrën e rrëfimit, por dhe që na njohin me personazhe që nuk janë të larg në kohë. Nuk mungon as erosi pasi sipas Ngjelës dashuria dhe krimi ecin paralelish­t. "Nuk ka letërsi të mirë pa një krim brenda dhe "Hakmarrja e një gruaje" vjen në tregun e botimeve si një libër që jo vetëm do të provokojë një debat që gjithnjë e kemi shmangur, por edhe e bën prozën shqipe të rikthejë vëmendjen ndaj historisë",thotë ajo.

PJESE NGA LIBRI

- Do ta vras!

Sofie Rasku ishte e bindur se duhet ta kryente vrasjen. Gjithë këtokohë kishte sjellë në mendje gjithçka kishte ndodhur. Mbrëmjeve ky mendim bëhej torturues, kur vështrimi i ndalej në portretin e të shoqit. Sytë e tij duken sikur e përndjekin, jo vetëm si një dashuri që do ta shoqërojë gjithë jetën, por edhe si një lutje që ajo përpiqej ta mendonte në mijëra mënyra, teksa orvatej nga salloni në shtrat. E ndjente se vështrimi i burrit që deshi nuk ishte thjesht një vështrim.

***

Menjëherë sapo mbylli telefonin, Sofia shkoi të shtrihej në shtrat, sepse deri atëherë ishte duke ndenjur në kolltukun e sallonit kryesor të suitës. U shtri mbi krevat dhe dridhej e gjitha. Gabrieli i kishte dhënë siguri që nesër mbyllej gjithçka, sepse ashtu e kishin lënë që, kur të përmendej "nënshkrimi i kontratës", ajo çështje duhej të quhej e mbyllur dhe ai kishte shkuar te vendi. Prandaj ajo e kujtoi duke ndenjur aty në njërën nga dhomat e parukerisë dhe e përfytyroi të gjithë parukerinë ashtu siç e kishte lënë, por menjëherë edhe ditën kur Aura i kishte dhënë aty fletëthirr­jen e librave dhe e ndjeu sikur gjithçka kishte ndodhur dje, kurse tani e nesërmja do të sillte përfundimi­n e hakmarrjes së saj. Pas pak nisi të qajë, por as vetë nuk e dinte pse qante, sepse ishte e gjitha në një ekstazë që e kapi papritur sapo dëgjoi lajmin. Asaj i dukej se tani ishte kryer akti dhe kujtoi rrëmbimthi të gjithë jetën e saj, por e dinte që Gabrieli do ta filmonte të nesërmen tërë episodin e vrasjes së Seferit, sepse e kish lajmëruar për instalimin e kamerave regjistrue­se në dhomën ku do të vritej vrasësi. Prandaj foli në ato çaste me aq zë të ulët kur kish ardhur Flora në tavolinë, sepse nuk donte që Flora ta dinte instalimin e kamerave në atë dhomë. Të dyja kamerat ai i instaloi vetë me shumë kujdes, një natë më parë. "Do ta shoh të shtrirë dhe të gjakosur, dhe do ta dëgjoj të gjithë dialogun e tij me Gabrielin", mendonte ndërkaq e shtrirë në shtrat dhe menjëherë kujtoi fjalët që i kishte thënë Gabrieli: "Do ta kap në rrjetë njëlloj si një kafshë të egër dhe do t'ia them të gjitha para sesa ta vras", prandaj ajo tani e mendoi me zë frazën e tij therëse me revole në dorë përmbi rrjetë, madje me zërin e tij dhe filloi të ndiejë një kënaqësi, si të kundërtën e vuajtjes së saj dhe qante e dridhej se kujtoi edhe Martinin, edhe Thomanë, por menjëherë edhe Gabrielin, të cilin e solli në shtrat duke fantazuar brenda një zjarrmie që e kishte pushtuar të gjithën kudo në trup. "Gabriel", tha disa herë, dhe vijoi t'i përmendte vetëm emrin, dhe sa herë e përmendte, ndiente kënaqësinë e dashurisë me të, edhe pse nuk e kishte aty. "E dashuroj", tha dhe e kujtoi edhe një herë, por e mendoi veten sesi do të rikthehej në atë kohë që kishte humbur, se e kishte përjetuar më se tri herë kur Gabrieli e mbante dhe e përkëdhelt­e në prehër me fjalët e tij: ishte ndier si një njëzetvjeç­are; domethënë e ndiente se ishte kthyer atje ku i ishte ndërprerë e gjithë jeta e brendshme femërore. "Do ta arrij", mendoi, gjithë po duke bërë dashuri me Gabrielin në një fantazi gati të shthurur dhe po e ndiente se do të kthehej në kohë. Vetëm femra që përkëdhele­t dhe ka arritur një qëllim të sajin, i cili e lumturon, vetëm ajo zbret befas në moshë, deri në një fëmijë, deri tek ajo kohë kur i kanë filluar ndjesitë e vërteta erotike dhe ajo po i ndiente të gjitha sikur të ishte një fëmijë në prehrin e babait të saj. "Pasi ta shoh të vrarë, do ta kap moshën time 22- vjeçare dhe do të filloj t'i bëj të gjitha", mendoi duke i kaluar me radhë dridhmash orgazmat e saj, ashtu e shtrirë duke masturbuar në shtratin e vet, në suitën e madhe të Hotel de Crillon. Qëndroi dikur dhe iu kujtuan shumë qartë muajt e parë të pasdhunimi­t, sesi i zhvleftëso­hej vetja përditë e më shumë, pastaj vdekja e Martinit dhe mungesa e gjithçkaje që t'i jepte forcë. Por edhe biseda e përditshme me të atin, kur ai shpesh e më shpesh i thoshte se: për faktin që e ke goditur deri në prag të vdekjes me abazhurin tënd të shenjtë, ti e ke kaluar gjithçka". Dhe kjo i jepte një energji të brendshme që e mbikalonte

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania