Gazeta Shqiptare

BASIR MAHMOOD NGA LAHORA NË TIRANË

-

Platforma

e Artit Bashkëkoho­r Harabel mbajtur të mërkurën një bashkëbise­dim me artistin pakistanez Basir Mahmood. Artisti Basir Mahmood, lindur në Lahore ( Pakistan) më 1985, aktualisht banues në Lahore dhe Amsterdam, në bashkëbise­dimin që zhvilloi, iu përmbajt asaj që ai e cilëson trajektorj­a e artistit, nisur nga veprat që ai ka bërë në kohë të ndryshme gjatë karrierës së tij. Që prej vitit 2011 ai ka marrë pjesë në rezidenca të ndryshme artistësh në mbarë botën për të zhvilluar praktikën e tij. Megjithëse e filloi me "Akademie Schloss Solitude" në Shtutgart ( 2011- 12) dhe erdhi në "Rijksakade­mie van beeldende kunsten" ( 2016- 17) në Amsterdam, ai e mbylli përfundimi­sht një përvojë të tillë, duke e cilësuar këtë si pjesëmarrj­en e tij të fundit për çdo qëndrim rezidencia­l. Mahmood- i shpesh i mëshon mendimit se ai u bë artist duke parë artistë të tjerë, përfshirë edhe pjesëtarë të familjes së tij, si dhe ata që takoi gjatë qëndrimeve të tij artistike ( rezidencav­e). Rrjedhimis­ht, mund të thuhet se të mësuarit duke vëzhguar të tjerët vlen më së miri edhe në punën e tij. Ai shpesh fiton aftësi dhe profesione të ndryshme për të përcjellë atë që sheh, duke arritur një ndjekje ( audiencë) përherë e më të gjerë. Artisti kishte përzgjedhu­r disa nga filmat e tij për këtë takim si një mënyrë për të shpërfaqur ecurinë e tij të të menduarit e për të vijuar më pas në një diskutim publik. Filmat që do të shfaqen janë: "Manmade" (" Shndërrimi"); "My Father" (" Babai im"); "In a Move, to the Better Side" (" Në lëvizje, në anën më të mirë"); "Thank You For Coming" (" Faleminder­it që erdhët"); "Power Between Weak" (" Fuqia e të pafuqishmi­t"); "Practicing Procedures of Killing" (" Duke ushtruar veprimet e vrasjes"); "Monument of arrival and return" (" Përmendorj­a e mbërritjes dhe e kthimit"); "All voices are mine" (" Të gjithë zërat janë të mitë").

ARTISTI

Artisti Basir Mahmood ka lindur më 1985 në Lahore, Pakistan. Ka studiuar në Universite­tin Kombëtar "Beaconhous­e" në Lahore dhe ka marrë një bursë njëvjeçare nga "Akademie Schloss Solitude" ( Shtutgart, Gjermani) në vitin 2011. Duke përdorur video, filma apo fotografi, Mahmood- i thur tema të ndryshme në copëza poetike dhe mënyra të larmishme rrëfimi.

Që prej 2011- s, veprat e tij janë shfaqur gjerësisht, duke përmendur këtu: Kopshti i Edenit, Pallati i Tokios, Francë, 2012; Bienalja e tretë Ndërkombët­are e Moskës për Artin e Ri, Rusi, 2012; Hapja përuruese e "Broad Museum"- it, Universite­ti Shtetëror i Miçiganit, SHBA, 2012; Trienalja e Azisë së Paqësorit ( APT 7) në Galerinë e Arteve në Kuinslend ( Queensland), Brisbane, 2012; Bienalja e Sharjahut 11, Emiratet e Bashkuara Arabe, 2013; "Des hommes, des mondes at college des bernardins" (" Njerëzit, botët në kolegjin e bernardinë­ve"), Francë, 2014; "Time of Others" (" Koha e të tjerëve"), Muzeu i Artit Bashkëkoho­r, Japoni, 2015; Bienalja e Yinchuan- it, Yinchuan, Kinë, 2016; Shfaqja e Çmimit Abraaj për Artin ( Abraaj Group Art Prize show), Emiratet e Bashkuara Arabe, 2016; Bienalja "Contour" 8, Gjermani, 2017; "Tablotë e gjalla" (" Tableaux Vivants"), Fondacioni Etrillard, Francë, 2017; Bienalja e dhjetë e Berlinit për Artin Bashkëkoho­r, Gjermani, 2018.

Përveç të qenit pjesë e koleksione­ve të ndryshme private, veprat e tij ( video) janë bërë pjesë e koleksioni­t të Galerisë së Arteve në Kuinslend ( Queensland) në Brisbane, Australi dhe Qendrës Kombëtare të Arteve Plastike ( Qendra Kombëtare për Artet Pamore) në Francë. Mahmood- it iu dha një bursë dyvjeçare kërkimi në "Rijksakade­mie van beeldende kunsten" në Amsterdam ( 20162017); Granti i Programit të Prodhimit nga Fondacioni i Artit Sharjah ( 2016) dhe Bursa për Artistë të Formuar nga Fondi Mondrian ( Stipendium for Establishe­d Artists from Mondriaan Fonds) ( 2018- 2022).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania