Gazeta Shqiptare

Kudo i shohim bashkë, por Alba nxehet kur e pyesin për ‘ lidhjen’ me Albin

-

Edhe pse ka kaluar më tepër se 1 vit që mediat kanë publikuar foto që vërtetojnë se koreografi Albi Nako dhe balerina e tij Alba Hoxha janë bashkë, kjo e fundit vijon të mohojë publikisht të jetë e lidhur me të. Në fakt, lajmin se mes dyshes ka nisur një histori dashurie e konfirmojn­ë edhe burime pranë çiftit, por, megjithatë, kur njëri prej ndjekësve e ngacmon për Albin në ‘ Instagram’,

Alba përgjigjet e acaruar dhe negativish­t. Së fundmi, prezantues­ja e motit në Tv Klan ka publikuar dy foto pranë oxhakut ku shkruan

“Ngrohtë vetëm pranë oxhakut…”, një ndjekës e ka plotësuar fjalinë me komentin “edhe Albit”. Por ky koment e ka nervozuar Albën, e cila vetëm pak ditë më parë ishte po me Albin në Brezovicë duke iu përgjigjur: “Nuk jam e lidhur me Albin se më çmendët”. Pse kaq e vështirë ta pranojë një gjë që të gjithë e dinë?!

Ajo vijon të jetë një nga njerëzit publikë më të rezervuar për jetën e saj private dhe gjithmonë preferon që lajmet lidhur me të t’i japë përmes llogarisë në ‘ Instagram’. Edhe pse para një viti, Samanta Karavella, u shpreh se do të martohej verën e ardhshme, duket se planet për të veshur vellon e bardhë, këngëtarja bukuroshe i ka shtyrë sërish. Këtë herë Samanta nuk ka treguar afat se kur fansat e saj do ta shikojnë të veshur nuse, por tha që ka hequr dorë nga martesa. Madje, Samanta nuk ka pranuar të pohojë nëse është në ndonjë lidhje serioze, apo jo. E ftuar në emisionin “Wake Up”, Samanta tha duke qeshur se edhe fisi i saj ka hequr dorë nga kërkesa për ta martuar, pasi ajo e ka mendjen tek muzika. Edhe pse shpesh herë këngët e saj kanë qenë hite duke arritur majat e suksesit, Samanta nuk ka dhënë detaje për jetën e saj personale. Ajo ka zgjedhur gjithmonë t’i mbajë sekret lidhjet e dashurisë. Kujtojmë se para disa vitesh, ajo u nda nga i dashuri që kishte lidhje prej afro 2- vjeçare. Ndërkohë, para një viti, në media u përhap lajmi se Samanta Karavella, ishte në prag të martesës. Kjo e indinjoi Samantën, e cila i quajti mediat si ‘ ngatërrest­are’ dhe ironizoi se do të martohej verën që vinte ( 2018). Mesa duket u prishën planet edhe këtë herë për dasmë, të presim vitin tjetër tani kur të na i bëjë suprizë!

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania