Gazeta Shqiptare

Xhani Shqerrës, jeta përtej ekranit e moderatori­t më të ri të familjes ‘ Klan’!

“Dua që 2019- ta të jetë viti ku të gjej dashurinë”

- Pamela Aliaj

Po të hapim profilin e tij, e shohim që ka eksper imentuar shumë në jetë dhe në moshë tepër të re është bërë i njohur falë muzikës së tij. Më vonë, si model në pasarelat e ikonave të modës e së fundmi si moderator. Duket se ekrani është një nga dashuritë e tij më të mëdha dhe këtë e tregon qartazi me pasionin e tij ndaj punës që ai bën. Jo më larg se 15 dhjetori i vitit të shkuar, Xhani Shqerra nisi një rrugëtim të ri në media me një emision krejt të tijin të quajtur “Bel Mondo”, emision i cili u mirëprit shumë nga publiku i gjerë. Por, për të njohur më tepër lidhur me pasionet e tij, risitë që sjell në këtë emision si dhe pak elementë pikantë të pashprehur më parë lidhur me largimin e tij, Xhani vjen në një rrëfim ekskluziv për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”.

Pothuajse gjithnjë pas Vitit të Ri, njerëzit kërkojnë sërish pushime e qetësi. Si e ka pritur 2019- ën Xhani? Cila ishte e veçanta e këtij viti të ri?

Në fakt, pjesën e pushimeve e kam shijuar shumë, sepse është i vetmi moment kur mund të qëndroj pranë familjes, duke pasur një vit shumë të ngjeshur me punë dhe impenjime. Do doja që edhe në 2019- ën të kisha më shumë kohë për familjen për të qëndruar pranë të dashurve të mi.

Çfarë i keni premtuar vetes për këtë Vit të Ri? Çfarë do të bëjë ndryshe Xhani?

Do doja që këtë vit të kisha pak më shumë kohë për veten, të merresha më tepër me sferën personale, intime dhe jo vetëm punë. Edhe pse pjesa e punës sime është shumë e bukur, e veçantë e më kompleton në gjithçka që unë jam dhe bëj. Por gjithsesi, është momenti për t’iu dedikuar pak më shumë pjesës më personale.

Nga çfarë “vesi” do të hiqni dorë?

Do të më pëlqente që më tepër se ves, të filloja palestrën e të më shndërrohe­j në një “ves”. Duke qenë se nuk kam marrëdhëni­e të mira me aktivitete­t fizike, do të më pëlqente që ky të ishte viti i duhur për t’i thërritur pak mendjes për të bërë pak kulturizëm, e të shndërrohe­t në një ‘ ves’, pse jo.

Vetëm 1 muaj më parë nisët emisionin tuaj më të ri. Si lindi ideja e emrit dhe formatit?

Formati vjen si një rezultat i një pune shumëvjeça­re. Unë e kisha të nevojshme të shprehesha në raport me median në një mënyrë më të madhe, më të fortë e më prezente për gjërat që bëj. Titulli ka ardhur shumë natyrshëm. Duke qenë se unë rrethohem gjithmonë nga e bukura, kam dashur që nëpërmjet medias dhe ekranit të përçoj vlerat për një botë të bukur, për një botë pozitive, me njerëz që e zbukurojnë jetën e tyre dhe që kanë një qasjeje pozitive. Të gjitha këto vlera jam munduar që t’i sjell me anë të rubrikës dhe me takimin që tashmë është javor në “Klan Plus”.

Sa i lidhur është Xhani me median?

Median dhe ekranin e shoh si një mundësi shumë të mirë për të shprehur vizionin tim dhe për të përmbledhu­r pasionet, duke pasur një qasje me publikun shumë reale, optimiste dhe të vërtetë. Do doja që misioni i medias të ishte kultura, informimi, zbavitja, por me anë të vlerave të vërteta. Kështu që nuk do të bëja kompromise për asnjë arsye për të rrëzuar apo modifikuar këto vlera, por do më pëlqente që t’i pasuroja nëpërmjet impenjimev­e që do të kem jo vetëm me këtë format, por me gjithçka kam bërë dhe do të bëj në raport me median.

Cila do të ishte shuma që do t’ju joshte më tepër për t’u larguar nga ekrani?

Nuk ka të bëjë me shumat, por ka të bëjë me qasjen që unë kam ndaj të punuarit, të vepruarit. Kam përshtypje­n se është çështje fazash. Ndonëse unë e kam nisur shumë i vogël me median dhe jam rithyer më pas dhe si i rritur, mendoj që të komunikuar­it me anë të ekranit është një mënyrë shumë e mirë për të komunikuar vlera që janë në dobi të shoqërisë. Por duke thënë këtë, jam edhe i bindur që nuk do të jem në ekran në plan të parë gjatë gjithë kohës. Më pëlqen edhe pjesa e organizimi­t, e të qenurit në “backstage”, me “Bel Mondo- n” e bëj gjithashtu. Jam i impenjuar jo vetëm me pjesën e autorësisë, por edhe

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania