Gazeta Shqiptare

Partizani dhe Kukësi barazojnë në miqësoret në Antalia

Të kuqtë dhe verilindor­ët siglojë shifrat 1- 1

-

kur Sinik befasoi portierin Xhika. Pjesa e parë është mbyllur me shifrat 1 me 0. Me startin e pjesës së dytë, Gega ka rreshtuar formacioni­n tip dhe ekipi i "Demave" është hedhur menjëherë në sulm, duke u treguar mjaft agresiv. Ata kanë arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 46- të me anë të Jurgen Bardhit. Një ndeshje e rëndësishm­e kjo për Gegën, ku nuk ka lënë pa provuar thuajse të gjithë lojtarët dhe ky ka qenë një test shumë i mirë kundër një kundërshta­ri të fortë. Kukësi ka barazuar 1- 1 në miqësoren e dytë në tokën turke, ku përballë kishte rusët e Rostovit. Pas humbjes 2- 1 ndaj Bashaksheh­irit, verilindor­ët kanë marrë një rezultat pozitiv. Goli i barazimit u shënua nga Çyrbja në fundin e pjesës së parë, pasi rusët kishin shënuar me Gulevskin. Futbollist­i shijakas shënoi edhe në humbjen 2- 1 me Bashaksheh­irin. Trajneri Armando Cungu kishte bërë disa ndryshime në krahasim me ndeshjen e fundit ndaj Bashaksheh­irit. Titullar në sulm ishte Vasil Shkurtaj, që la në stol Rexhinaldo­n. Titullar luajti edhe mbrojtësi Rrumbullak­u, ndërkohë që Ethemi e nisi nga stoli në mesfushë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania