Gazeta Shqiptare

Gega: Do të kthehemi në Tiranë me 100% të formës

Trajneri i kuq, i kënaqur me paraqitjen

-

shikonim çdo lojtar. Na munguan sërish Hebaj dhe Duka, për probleme shëndetëso­re, por besoj se ata do të jenë gati për miqësoren e tretë. Besoj se jemi mirë, po zhvillohet një stërvitje e rregullt, nuk kemi probleme fizike. Dua që të kthehemi në Tiranë me 100% të kapaciteti­t tonë si ekip dhe me një frymë edhe më optimiste. Në ndeshjen e parë u ndëshkuam nga një penallti, ndoshta e paqenë, ndërsa sot pësuam një gol që në minutën e dytë për mungesë përvoje. Pjesa e dytë ishte shumë e mirë, ishin 25 minuta lojë që nuk i kisha parë. Mënyra si erdhi loja në këtë ndeshje, jam i kënaqur. Kushtet këtu janë të mira, fushat janë të mira. E dimë se çfarë qëllimi dhe çfarë objektivi kemi për vazhdimin e sezonit. Çdo ndeshje është një test për çdo lojtar. Me Dinamon e Zagrebit do të shohim vlerat tona, edhe pse nuk janë rezultatet ato që kanë rëndësi në këto ndeshje", - tha mes të tjerash trajneri i Partizanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania