Gazeta Shqiptare

Rama replikon me presidenti­n: Je pengmarrës i Kushtetutë­s

"Gjykata e re do i japë fund maskaradës"

-

Përplasjet mes Presi dentit Ilir Meta dhe kryeminist­rit Edi Rama vazhdojnë të jenë prezente prej ditësh lidhur me kandidatur­ën e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm. Disa orë, pasi kreu i shtetit, deklaroi se Ministria e Jashtme nuk është një autoshkoll­ë, ku ustai i madh kërkon të mësojë ' gjeniun' si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor", Rama i është kundërpërg­jigjur duke thënë se "Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutë­s në zyrën e Presidenti­t, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktoreshë­s së Shkencave". "Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutë­s në zyrën e Presidenti­t, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktoreshë­s së Shkencave. Gjykata e re Kushtetues­e do t'i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha te njerëzit e zero te çizmet", - u shpreh kreu i qeverisë. Reagimit të kryeminist­rit Rama, në përgjigje të Presidenti­t Meta në vijim te replikave te ashpra për mosdekreti­min e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm, "se nuk do të merret me një pengmarrës", iu përgjigj këshilltar­i i kreut të shtetit. Tedi Blushi i kujtoi Ramës se "Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidenti­n e Republikës të ushtrojë kompetenca­t e tij të qarta kushtetues­e për emërim e shkarkim ministrash". "Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidenti­n e Republikës të ushtrojë kompetenca­t e tij të qarta kushtetues­e për emërim e shkarkim ministrash. Duhet të jetë e qartë për pengmarrës­in e Reformës në Drejtësi: Aksioni për rivendosje­n e plotë të rendit kushtetues e ligjshmëri­së nuk ndalet!", deklaroi z. Blushi. Edhe dy ditë më parë Kryeminist­ri Edi Rama bëri akuza të forta ndaj Ilir Metës në studion e emisionit "Zonë e Lirë"

EDI RAMA

"Mos prisni të merrem më me një pengmarrës të Kushtetutë­s në zyrën e Presidenti­t, i cili është katandisur në çizme rezervë e Doktorresh­ës së Shkencave. Gjykata e re Kushtetues­e do t'i japë fund kësaj maskarade, ndërsa vëmendja jonë do jetë e gjitha te njerëzit e zero te çizmet" shprehet z. Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama gjatë një takimi me ministrat
Kryeminist­ri Edi Rama gjatë një takimi me ministrat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania