Gazeta Shqiptare

Balla- Metës: S'ju pengojmë dot të jeni Iliri qesharak

"President, ju ftojmë të ruani qetësinë"

-

Balla, kryetari i grupit parlamenta­r të PS- së, lëshoi dje akuza të forta ndaj Presidenti­t Ilir Meta për mos dekretimin e Gent Cakajt si kryediplom­at. Në një shënim në ' Facebook', që vjen pas reagimit të Tedi Blushit, këshilltar­it të kreut të shtetit, Balla e quan Metën "qesharak". "Zoti President, ne s'ju pengojmë dot të jeni Iliri qesharak që kemi njohur më shumë se sa njëherë kur liderja e LSI ia fut kokën në çizmen e saj! Por këto bumjet tuaja që po e bëjnë edhe Bujar Nishanin të duket si Xhefersoni, nuk impresiono­jnë dot askënd. Ne s'jemi as PD, as LSI dhe s'kemi ndërmend të humbasim kohë me konflikte të kota me ju", shkruan kreu i deputetëve socialistë. Më tej, Balla shton: "Sepse ju s'keni asnjë shans dhe s'do keni asnjë mundësi të pengoni as punën tonë dhe as Reformën në Drejtësi, që e di Shqipëria dhe bota se sa shumë e dëshironi të realizohet. Por meqë ju kemi dhënë votën si President, ju ftojmë të ruani qetësinë sa të mundeni, sepse duke u bërë ju qesharak, sigurisht edhe ne nuk ndjehemi mirë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania