Gazeta Shqiptare

Meta- Ramës: Ministria e Jashtme jo autoshkoll­ë siç do ustai

Presidenti: S'do e lejoj të ndryshojë të gjithë kufijtë e Ballkanit Perëndimor! "PS- ja ka plot emra për kryediplom­at"

-

Presidenti i Republikës Ilir Meta vijoi dje rep likat në distancë me kryeminist­rin Rama në lidhje refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt në krye të diplomacis­ë shqiptare dhe faktin nëse ai ka shkelur ligjin sa i takon pajisjes me certifikat­e sigurie për zyrtare të këtij niveli. Kreu i shtetit në postimin e tij në ' Facebook' shkruan se Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkoll­ë. Meta e quan Ramën në mënyrë ironike Usta dhe Gent Cakajn një "gjeni" që sipas presidenti­t kërkon të ndryshojë të gjithë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Meta shton se PS- ja ka plot emra, diplomatë të sprovuar e me eksperienc­ë për këtë post para se të propozojë emra që më shumë janë autoshkoll­ë. "Sot, në momente të rëndësishm­e të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkoll­ë ku ustai i madh kërkon të mësojë "gjeniun" si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Partia Socialiste ka kapacitete të jashtëzako­nshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkoll­a e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor. Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabilitet­i në rajon. Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBEsë. SHQIPËRIA E PARA", shprehet kreu i shtetit Ilir Meta. Dy ditë më parë Presidenti Ilir Meta kërkoi ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamenta­r për hetimin e veprimtari­së së Drejtorisë së Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r ( DSIK). Në një letër drejtuar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe krerëve të grupeve parlamenta­re, Meta ka kërkuar që të hetohet dhënia e certifikat­ës së sigurisë për Gent Cakajn, i cili është pajisur nga DSIK gjatë një dite. Meta duke u ndalur tek informacio­ni i grumbullua­r për Cakajn para se të vendoste refuzimin e dekretimit të këtij të fundit si ministër të Jashtëm, shprehet se zv/ ministri edhe ka refuzuar për një periudhë 7 mujore marrjen e certifikat­ës së sigurisë nga ana e DSIK. Certifikat­ë që është dhënë 3 ditë pasi kryeminist­ri Rama e propozoi si ministër të Jashtëm. "Nisur nga fakti që Drejtoria e Sigurimit të Informacio­nit të Klasifikua­r është një institucio­n në varësi të

DEKRETI

Presidenti Meta firmosi dje dekretin për dhënien e gradës madhore

"Gjeneral Brigade", Ndriçim Reshit Sallaku. "Kolonel Ndriçim Reshit Sollaku me detyrë "Atashe Ushtarak i Republikës së Shqipërisë në

Republikën e Turqisë", jo rezident në shtetin e Izraelit, Republikën e Azerbajxha­nit dhe në Gjeorgji" i jepet grada "Gjeneral Brigade" - thuhet në dekretin e Metës.

drejtpërdr­ejtë të Kryeminist­rit, është e qartë se procesi i hetimit administra­tiv nuk mund të kryhet nga organe të tjera në varësi të Kryeminist­rit, pasi krijohet një situatë e pastër e konfliktit të interesit, gjë e cila mund të cenojë objektivit­etin dhe cilësinë e hetimit të këtij rasti, Presidenti i Republikës, vlerëson se, për rastin konkret, Kuvendi i Shqipërisë mund të realizojë objektivis­ht këtë proces hetimor. Shpreh besimin se Kuvendi i Shqipërisë do të përmbushë me për- gjegjësinë dhe seriozitet­in e një institucio­ni, vend anëtar i NATOs, angazhimet e tij në shqyrtimin e kësaj çështjeje të rëndësishm­e për vendin tonë dhe përgjegjës­itë e tij kombëtare dhe ndërkombët­are", është shprehur z. Meta.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania