Gazeta Shqiptare

Mosdekreti­mi i Cakajt, Ballist Morina: Përgëzimet e mia!

-

Ismail

Ballist Morina, shqiptari që mori autorësinë e ngritjes së dronit në stadiumin Partizani të Beogradit, ka reaguar pas vendimit të Presidenti­t Ilir Meta për mos dekretimin e Gent Cakajt në postin e Ministrit të Jashtëm. Përmes një statusi në "Facebook", Morina përgëzon vendimin e kreut të shtetit, ndërsa shton se numri 1 i shtetit shqiptar mbështet pa rezerva integritet­in territoria­l të Republikës së Kosovës. "Nuk mund të ishte ndryshe, numri 1 i shtetit shqiptar mbështet fuqishëm dhe pa rezerva integritet­in territoria­l të Republikës së Kosovës. Përgëzimet e mia të sinqerta në lidhje me qëndrimin tuaj rreth çështjes në fjalë. Respekte!!", shprehet Morina.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania