Gazeta Shqiptare

Kryemadhi: Të harrojmë idealin politik, të sakrifikoj­më edhe jetën

"Ta kthejmë LSI në Lëvizje të Solidarite­tit Kombëtar"

- Valentina Madani

LSI mblodhi dje Kon ventën Kombëtare nga ku u zbulua dhe slogani për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. "Shqipëria, shtëpia juaj", do të udhëheqë LSI- në gjatë fushatës elektorale për zgjedhjen e drejtuesve të rinj lokalë në mbarë vendin. Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u bëri thirrje shqiptarëv­e që të dalin në protestë kundër qeverisë për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve. Kryemadhi me tone të ashpra në Konventën Kombëtare të LSI kërkoi bashkimin e qytetarëve përtej solidarite­tit politik për të luftuar kundër asaj që e quajti "qeveri e rilindjes së krimit". "Ne jemi një popull që dimë të luftojmë. Kush ka tentuar ta shtypë e shfrytëzoj­ë mund të ketë qenë i fortë, por fundi i tij ka qenë i frikshëm. Sot vendi ka një nga momentet e tij më të vështira, prandaj ne duhet të harrojmë idealin politik, sot e vetmja ideologji që duhet të qarkullojë, jo vetëm në LSI, por në gjithë klasën politike është vetëm një, Shqipëria është shtëpia jonë, atdheu, familja që duhet të kujdesemi si kujdesemi për shtëpinë tonë. Them sot një përkrahje të madhe për studentët që na dhanë dinjitet, shpresë, por mbi të gjitha na dhanë besim që të bashkuar do të fitojmë, jo politikish­t, por për të fituar patriotiki­sht se sot është në diskutim çështja e vendit. Duhet të sakrifikoj­më çdo gjë, edhe jetën, se çdo prind e jep jetën për të ardhmen e sigurtë të fëmijëve të tij. Ju e dini shumë mirë se Shqipërisë iu premtuan 300 mijë vende pune, nuk pamë, por pamë mbi 400 mijë shqiptarë të larguar, por mijëra biznese të mbyllura dhe falimentua­ra, lot nënash që qanin se nuk kishin mundësi të ushqenin fëmijët"- tha ajo. Kryetarja e LSI- së Monika Kryemadhi bëri thirrje për bashkim përtej solidarite­tit politik për të luftuar të keqen dhe renditi 26 premtimet e pam- bajtura të qeverisë. "Nuk pamë 300 mijë vende pune, por 400 mijë të larguar. Të ngrihemi të luftojmë për të gjithë shqiptarët që ndihen të dobët. Të luftojmë për jetën e fëmijëve tanë. Le ta kthejmë Lëvizjen Socialiste për Integrim në Lëvizje të Solidarite­tit Kombëtar. Demokratët, socialistë­t, ballistët e komunistët të krishterë e myslimanë të bashkohemi për kauzën e familjes tonë dhe Shqipërisë tonë vetëm kështu mund ti bëjmë ballë këtij uzurpimi që i ka bërë e keqja e Shqipërisë. Unë besoj se Shqipëria ka të ardhme prandaj lutem Zotit që t'ju japë të gjithëve ju forcë e besim të na falë mëkatet tona për mosveprim ndaj kësaj të keqe që na ka kapluar. Jam mirënjohës­e që kam përkrahjen tuaj. I lutemi Zotit të kemi një Shqipëri të begatë, të kthehen të rinjtë e të rejat në Shqipëri për të ndërtuar të ardhmen e tyre", theksoi Kryemadhi. Në fund të Konventës, LSI miratoi edhe projektrez­oluten, e cila konsiston në mbështetje dhe kontribut për procesin e integrimit, të reformës në drejtësi, reformën zgjedhore. Gjithashtu, në këtë rezolutë LSI zotohet se kandidatët, të cilët do të kandidojnë në zgjedhjet e ardhshme do të kalojnë më parë në një proces vetingu.

 ??  ?? Konventa Kombëtare e LSI- së
Konventa Kombëtare e LSI- së
 ??  ?? Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania