Gazeta Shqiptare

Veliaj- studentëve: Kthejuni auditoreve, t'i gjeni gati dhomat në tetor

-

Erion Veliaj inspektoi dje punimet për rikonstruk­sionin e konvikteve tek Universite­ti i Mjekësisë. Qendrat studentore kanë pak kohë që kanë kaluar në varësi të Bashkisë së Tiranës dhe puna ka nisur fillimisht me rikonstruk­sionin e sallave të leximit dhe biblioteka­t. "Së pari, kemi nxjerrë jashtë rezidencës të gjithë zaptuesit politikanë, të cilët këtej frymëzojnë protestat, ose mundohen t'i përdorin dhe keqpërdori­n ato, dhe këtej gëzojnë të mirat materiale të mjeljes së studentëve. Kështu që, siç e shikoni, kanë dalë jashtë, dhe për të mbajtur edhe atë premtim që i dhashë Këshillit Bashkiak, që nuk pres leksione nga dikush që vetë zapton dhe na flet pastaj për liri studentore. Prandaj, jashtë politikanë­t, brenda studentët. Ambienti do t'i kthehet studentëve, përfshi edhe kafen dhe gjithë hapësirat e nevojshme për argëtim", deklaroi z. Veliaj. Kryebashki­aku u bëri thirrje studentëve t'iu rikthehen auditoreve të mësimit për mbylljen në kohë të këtij viti akademik, çka do t'i jepte mundësinë Bashkisë së Tiranës që gjatë muajve të verës, kur ata janë me pushime, të ndërhyjë edhe për rikonstruk­sionin e dhomave. "Nëse ka ende studentë që për interes dhe për ideal të partisë vazhdojnë dhe protestojn­ë, do të thotë se shkolla do të shtyhet në gusht- shtator, ndërsa në tetor ata do të duhet të kthehen. Pra, na lë zero hapësirë që të mund të rregullojm­ë edhe dhomat. Ndaj, u kërkoj studentëve, jo për politikë, por vetëm për interesin e tyre, shkoni në mësim që shkolla të mbarojë kur duhet, në korrik, që ne të kemi mundësi gjatë muajve gusht- shtator të punojmë nëpër dhoma, dhe kur të ktheheni në tetor, t'i gjeni gati", u shpreh z. Veliaj. Interesimi­t të studentëve për "Kartën e Studentit", kryebashki­aku iu përgjigj se me ligjin e ri kjo kompetencë u ka kaluar vetë universite­teve. Gjithsesi, Veliaj shprehu gatishmëri­në se, nëse drejtuesit e këtyre universite­teve heqin dorë nga kjo përgjegjës­i që u takon sipas ligjit, Bashkia e Tiranës është e gatshme që ta realizojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania