Gazeta Shqiptare

LSI, Rama: Po ishim me studentët, Rama e keqja e Shqipërisë

-

Nënkryetar­i

i LSI- së Luan Rama shprehu dje mbështetje­n ndaj protestës së studentëve si përgjigje ndaj kryeminist­rit Edi Rama, i cili shpesh akuzonte opozitën si forca që fshihej pas protestës dhe bojkotit të studentëve. "Po ishim me studentët me protestën, sepse jemi me Shqipërinë dhe rininë e këtij vendi dhe të tjerët që bëhen xheloz le të rrinë në hallin e tyre dhe le të vazhdojnë të shohin si projektohe­t fundi i agonisë së tyre", tha z. Rama. Jo vetëm kaq, LSI tha se me daljen në opozitë të LSI- së doli në dritë se kush është e keqja e Shqipërisë. "LSI asnjëherë nuk ka bërë pazar për interesat e vendit. Zgjodhëm opozitën për të humbur pushtetin, por fituam LSI pa makutë, batakçinjt­ë e servilët e hajdutët që sot janë në prehrin e rilindjes. "Jo vetëm i ikëm tepsisë, por i treguam shqiptarëv­e se cila është e keqja që arriti të fshihej të kamuflohej e të fitonte nën imazhin e LSIsë ",- tha deputeti i LSI.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania