Gazeta Shqiptare

Basha- Ramës: Mos nxit konflikt civil, gati përballja totale

Kreu i PD: Marku të hetojë skandalet e qeverisë, zyrtarët e PS në vjedhjen e votave "Po përgatitet ritenderim­i i Unazës"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës Lulzim Basha i bërë thirrje dje kryeminist­rit Edi Rama të ndalë dhunën ndaj studentëve protestues, duke e paralajmër­uar atë se çdo veprim tjetër në këtë drejtim do ta shtyjë vendin drejt një konflikti civil. Para gazetarëve, Basha foli në emër të popullit ndërsa paralajmër­oi se sjellja e qeverisë po ciklon një konflikt civil në vend. Sipas tij qeveria ka rënë, ndërsa e cilësoi të pa pranueshme ndërhyrjen e policë për të mos lejuar protestën e studentëve në universite­tet, i kërkuar prokuroris­ë të nis hetime. "Ndal menjëherë represioni­n ndaj studentëve të ngujuar në protestën e tyre të ligjshme në ambientet universita­re. Ndal menjëherë dhunën psikike e fizike të tyre. Jepi fund bllokimit të futjes së ushqimit dhe ujit në ambientet universita­re ku po zhvillohet protestë europiane. Çdo shtyrje e mëtejshme do shtyjë vendin drejt një konflikti civil me pasoja të paparashik­ueshme", tha z. Basha. Krahas drejtimit të protestave dhe nxitjes së revoltës popullore për largimin e qeverisë, Basha paralajmër­oi se opozita do të zhvillojë dhe betejë brenda institucio­neve përfshirë kuvendin. "Beteja do të jetë totale në të gjitha dimensione­t protesta do na shohë ne në krah dhe në krye të gjithë grupimeve qytetare dhe kauzave të tyre, siç kemi bërë ne sot",- u shpreh z. Basha.

' UNAZA'

Teksa numëroi skandalet e qeverisë, Basha u ndal edhe tek projekti i Unazës së Madhe, për të cilën tha se kjo megaaferë po ritenderoh­et sërish. Ai paralajmër­oi se edhe tenderi i ri po manipulohe­t. Basha i bëri thirrje prokuroris­ë të nisë pa asnjë vonesë hetimet se ku kanë shkuar lekët e taksapagua­sve shqiptarë që kanë përpirë këto kompani dhe zyrtarët përkatës. "Për dy ditë është denoncuar se si jo vetëm shteti ishte në dijeni, po ishte pjesëmarrë­se në procesin e falsifikim­it. I vetmi person që ka fuqi të detyrojë agjencinë e prokurimit të kryejë një procedurë me letra false, është kryeminist­ri i vendit Edi Rama. Hetimet për Ramën, Gjiknurin e Qëndron duhet të kishin nisur prej kohësh. Heshtja e prokuroris­ë e bën atë bashkëfajt­ore e bashkësh-

kelëse të ligjit. Sot çdo shqiptar e ka të qartë se pse një vit më parë u emëruar Arta Marku. Kjo i vë kapakun pyetjes ku ka përfunduar reforma në drejtësi për Ramën Gjiknurin e përfituesi­t e këtij tenderi korruptiv do të veprojë paketa antimafia", theksoi z. Basha. Dy ditë më parë Neës24 denoncoi hije dyshimi në tenderin e ri për unazën e madhe. Përmes dokumentev­e ku shihej se një nga kriteret është kërkesa për kapacitete e mjeteve dhe makinerive që operatorët duhet të disponojnë për të marr pjesë në këtë procedurë. Në piken 13 për

mjetet e punës kërkohet një autovinç me kapacitet mbi 450 ton.

DENONCIMI

Kreu i opozitës denoncoi edhe një tjetër skandal që sipas tij po tentohet të mbyllet nga organi i akuzës; ai për çështjen Bajraj, ku Basha tha se janë konstatuar zyrtarë të lartë shtetërorë dhe socialistë të përfshirë në blerjen e votave. "Edhe ky është rast për të nënvizuar se si është gremisur drejtësia shqiptare që në momentin që Edi Rama ka kapur prokurorin­ë dhe përmes prokurorëv­e të kapur po mundohet të ndalë tre he-

time kryesore në shitblerje­n e votës: Atë të 20 milionë eurove të Saimir Tahirit dhe të grupit "Habilaj"; Dosjen e famshme "339", ku kanë dalë si maja e ajsbergut deri më sot Vangjush Dako në bashkëpuni­m me grupin e Avdylajve; Dosjen e Dibrës, ku Damian Gjiknuri dhe hierarkë të lartë socialist janë përfshirë drejtpërdr­ejt në manipulimi­n, shitblerje­n e votës dhe përdorimin e paligjshëm të Policisë së Shtetit në zgjedhjet e shtatorit 2016- të. Dhe tashmë edhe aferën e grupit kriminal të Bajrajve, i cili është kontraktua­r, kontaktuar dhe përdorur nga politikanë të lartë socialistë së fundmi në zgjedhjet e vitit 2017- të", u shpreh z. Basha. Po dje Basha reagoi ashpër duke bërë përgjegjës shtetin dhe institucio­net për braktisjen e qytetarëve, të cilët prej ditësh, tha se qëndrojnë të izoluar për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora.

 ??  ??
 ??  ?? Kreu i opozitës Lulzim Basha
Kreu i opozitës Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania