Gazeta Shqiptare

Dhuna ndaj studentëve, Berisha: Rama më keq se diktatori i fundit

-

Dhunën

e ushtruar nga policia mbi studentët, ish- kryeminist­ri Sali Berisha, e quajti si të premten e zezë që riktheu në Tiranë Prishtinën e vitit 1981. Duke iu referuar ndërhyrjes policore në ambientet e fakultetev­e në Tiranë, ku ishin të ngujuar studentët protestues, Berisha, shkruan se "Një akt të tillë të paimagjinu­eshëm nuk e ndërmori as dhe diktatori i fundit komunist shqiptar ditët kur studentët po përmbysnin fronin e tij". Ai bën një krahasim mes dhunës së urdhëruar sipas tij nga Rama dhe Milloshevi­cit ndaj studentëve të Prishtinës. "Me urdhër antikushte­tues antiligjor te Edvin Kristaq Urrejtjes dhe mercenarit të tij Lleshaj, u vërsulen si bisha kundër studentëve grevistë, vajzave dhe djemve që po qëndronin të ngujuar në greve në klasat dhe auditorët e tyre"shkruan Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania