"Vila në Surrel", Çupi: Hetim parave të padeklaruara të Ramës

Gazeta Shqiptare - - Opozita -

PD

përmes deputetes Dhurata Çupi kërkoi dje verifikim të pavarur nga ILDKPI për pasurinë e kryeministrit Rama. Sipas Çupit, hetimi do të konfirmonte fshehjen e të ardhurave nga kryeministri dhe vlerën e vërtetë prej të paktën 2 milionë euro të vilës luksoze të Edi Ramës në Surrel. "Mashtrimi me pasurinë dhe ndërtimi i vilës luksoze të Surrelit me qindra milionë lekë të pajustifikuara është një nga arsyet kryesore pse Edi Rama refuzoi vetingun e politikanëve. Fshehja e pasurisë është një vepër penale që dënohet me burg. Pastrimi i parave është një tjetër vepër penale për të cilën ndëshkohesh po aq gjatë me burg. Prandaj, Edi Rama ka zgjedhur më mirë të heshtë, sesa ta rëndojë edhe më shumë pozitën e tij, duke përfshirë edhe gruan në mashtrimin me pasurinë",tha zj. Çupi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.