Gazeta Shqiptare

Maskat lidhin pjesëtarët e familjes së biznesmeni­t në Shkozet dhe i grabitin 10 mijë euro

3 agresorët i morën peng djalin dhe më pas e lanë të lirë

-

kanë marrë edhe djalin e familjes, por e kanë lanë të lirë disa kilometra më tutje. "Kanë qenë tre persona të armatosur që i kanë zënë pritë tek dera e shtëpisë biznes- menit të fushës së transporti­t ndërkombët­ar. Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshor­ten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën pre- sion djalin e shtëpisë. Po merret në pyetje biznesmeni. Ai ka dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka ndodhur ngjarja",- njoftoi gazetarja nga Durrësi, Klodjana Haxhiaj. Menjëherë policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, por ende nuk dihen personat e kësaj ngjarje të rëndë. Edhe pse të terrorizua­r, biznesmeni dhe familjarët e tij janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi rreth kësaj ngjarje. Emri i biznesmeni­t nuk bëhet me dije ndërsa mësohet se aktiviteti i tij ishte kryesisht në fushën e transporti­t ndërkombët­ar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania