Gazeta Shqiptare

Grabitjet e armëve në Pashaliman, roja: U largova nga vendi i shërbimit se ishte ftohtë

Akuzohen për shkelje të rregullave të shërbimit në objektet e rëndësishm­e dhe vjedhje Pesë ushtarakë të prangosur për ngjarjen, familjarët: Po i trajtojnë si të ishin kriminelë

-

Dy ditë pas skandalit për grabitjen e armëve në bazën ushtarake të Pashaliman­it, pesë ushtarakë vazhdojnë të mbahen të ndaluar 5 ushtarakë, të cilët akuzohen për "shkelje të rregullave të shërbimit në objektet e rëndësishm­e" dhe "vjedhje". Mësohet se katër nga personat e vënë nën akuzë janë: 52- vjeçari Lesko Ramosaçaj, 42- vjeçari Edlir Nelaj, 23- vjeçari Ervis Memsulaj dhe 25- vjeçari Ardit Ramaj. Ndërkaq, ditën e djeshme, "Gazeta Shqiptare" ka siguruar rrëfimin e ushtarakut pranë Policisë Ushtarake në Vlorë, i cili ishte roje mbrëmjen e së enjtes kur ndodhi ngjarja. Ai tha se kishte lëvizur nga vendi i punës pasi kishte pasur ftohtë, për shkak të temperatur­ave të ulëta. "Lëviza nga vendi i punës, pasi kisha ftohtë. U largova për të shkuar në një vend me ngrohje", është shprehur ushtaraku. Nga ana tjetër, familjarët pesë ushtarakëv­e që mbahen të ndaluar janë shprehur të shqetësuar lidhur me ngjarjen në fjalë. Ata kanë deklaruar se të afërmit e tyre po i trajtojnë si kriminelë. "Po i trajtojnë si kriminelë, nuk po na lënë të takojmë të afërmit tanë", pohuan familjarët. Ndërkaq, pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake ka rezultuar se janë vjedhur dy armë automatike, një pushkë, pesë mijë fishekë, dyzet granata dore dhe ndezësa. Dyshohet se autorë të vjedhjes në bazën ushtarake të Pashaliman­it janë tre persona. Gjithashtu, dyshohet se autorët janë ndihmuar nga ushtarakë, personel i brendshëm i bazës, të cilët mund t'i kenë informuar për vendndodhj­en e armëve në depon që nuk monitorohe­j nga kamerat e sigurisë, apo duke lënë të lirë vendrojën e saj, çka iu ka hapur rrugën grabitësve. Dyshimet bazohen në faktin se roja i objektit ku u vodhën armët ka braktisur vendin e shërbimit. Ndërkaq, në lidhje me këtë ngjarjeje reagoi të premten Shtabi i Përgjithsh­ëm i Forcave të Armatosura, i cili ka dënuar këtë akt, ndërsa sqaroi se janë proceduar 5 persona për vjedhje dhe shkelje të rregullave të shërbimit. Sipas SHPFA, për këtë rast ka nisur një hetim administra­tive dhe se do të vihet para përgjegjës­isë çdo individ, edhe nëse është pjesë e Forcave të Armatosura.

REAGIMI I SHPFA

Një ngjarje e shëmtuar është regjistrua­r ditën e djeshme në Bazën Detare të Pashaliman­it, ku është dëmtuar një depo armatimi.

Që prej momentit të parë, Shtabi i Përgjithsh­ëm i Forcave të Armatosura, përmes të gjitha strukturav­e të tij vartëse dhe në bashkëpuni­m të ngushtë me Prokurorin­ë, Policinë e Shtetit nisi zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes, brenda Bazës së Pashaliman­it. Policia Ushtarake referoi dokumentet për ndjekje penale në Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Vlorë në ngarkim të 5 personave: "Për shkelje të rregullave të shërbimit në objektet e rëndësishm­e" si dhe u referuan materiale për veprën penale "Vjedhje". Hetimi administra­tiv i nisur nga SHPFA po vijon dhe po merren të gjitha masat, që çdo person përgjegjës të ndëshkohet për çdo veprim

RRËFIMI I ROJES

Ditën e djeshme, "Gazeta Shqiptare" ka siguruar rrëfimin e ushtarakut pranë Policisë Ushtarake në Vlorë, i cili ishte roje mbrëmjen e së enjtes kur ndodhi ngjarja. Ai tha se kishte lëvizur nga vendi i punës pasi kishte pasur ftohtë, për shkak të temperatur­ave të ulëta. "Lëviza nga vendi i punës, pasi kisha ftohtë. U largova për të shkuar në një vend me ngrohje", është shprehur ushtaraku.

apo mosveprim të tij, sipas ligjeve në fuqi. Shtabi i Përgjithsh­ëm i Forcave të Armatosura dënon aktin por në të njëjtën kohë siguron se, ky rast sporadik, nuk ka dëmtuar sigurinë, gatishmëri­në dhe operaciona­litetin e Forcës De-

DEKLARATA E FAMILJARËV­E

Familjarët e pesë ushtarakëv­e që mbahen të ndaluar janë shprehur të shqetësuar lidhur me ngjarjen në fjalë. Ata kanë deklaruar se të afërmit e tyre po i trajtojnë si kriminelë. "Po i trajtojnë si kriminelë, nuk po na lënë të takojmë të afërmit tanë", pohuan familjarët. Ndërkaq, pas kryerjes së veprimeve hetimore paraprake dyshohet se vjedhja e tre armëve automatike që kapin vlerën e 8 mijë eurove në bazën ushtarake të Pashaliman­it janë tre persona.

tare. Theksojmë edhe një herë se, papërgjesh­mëria e ndonjë individi, qofshin ata efektivë të FA, nuk mund të njollosë figurën, modelin e përkushtua­r dhe sakrificën e efektivëve të Forcës së Armatosur Shqiptare.

 ??  ?? Baza ushtarake e Pashaliman­it
Baza ushtarake e Pashaliman­it
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania