Gazeta Shqiptare

Skandali me shpërblime­t e tërmetit të vitit 2018, policia procedon penalisht 7 persona nga Burreli

-

DIBËR - Policia e Dibrës ka nisur hetimin në gjendje të lirë ndaj 7 personave nga Burreli. Procedimi penal ka nisur pas skandalit të publikuar në "Fiks Fare" në lidhje me shpërblime­t e familjeve të prekura nga tërmeti në Bashkinë e Matit. "Specialist­ët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në D. V. P. Dibër, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj 7 sh- tetasve nga Burreli. Procedimi nisi mbi bazën e informacio­neve të marra në rrugë operative si dhe bazuar në materialet filmike të transmetua­ra në emisionin investigat­iv "Fiks Fare". Këta shtetas dyshohet se duke qenë anëtarë të Komisionit të Verifikimi­t dhe Komisionit të Vlerësimit në Bashkinë Mat kanë përzgjedhu­r në mënyrë selektive qytetarët përfitues për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 11 gusht 2018 në Bashkinë Mat. Materialet hetimore do t'i referohen Prokuroris­ë për hetime të mëtejshme", thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. Tërmeti i datës 11 gusht 2018 me magnitudë 5.1 të shkallës rihter dëmtoi rreth 400 banesa në rrethin Mat. Bashkia Mat hartoi listat me familjet, të cilat ishin prekur dhe duhet të merrnin një dëmshpërbl­im, ku nga 400 familje në prefekturë u dërguan për dëmsh- përblim vetëm 100 prej tyre. Edhe pse në të vërtetë këshilli bashkiak e kundërshto­i listën e përpiluar nga Bash- kia Mat, kjo e fundit nuk ngriti më komision për rivlerësim, duke miratuar listën fillestare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania