Gazeta Shqiptare

Masakra e 29 dhjetorit në Elbasan, ja si u vranë në makinë nip e dajë dhe 51- vjeçari turk

-

ELBASAN - Mbrëmjen e 29 dhjetorit, tre persona u ekzekutuan në një atentat mafioz në Elbasan. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen rreth orës 21: 15, në rrugën ElbasanIsh Kombinati Metalurgji­k, pranë rrethrrotu­llimit të Bradashesh­it. Për pasojë në atentat humbën jetën Endrit Alibej, 34- vjeç dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, nip e dajë, të dy nga Elbasani si dhe shtetasi Erdal Duranay, 51 vjeç nga Turqia. Pas ngjarjes, burime nga policia lokale bënë me dije se makina tip makina tip ' Range Roverit' me ngjyrë të zezë ka marrë 18 plumba në krahun ku ndodhej 34vjeçari dhe 7 në sediljen e pasme ku gjendej turku. Tre viktimat kishin vetëm pak ditë që kishin ardhur në Shqipëri. Po ashtu blutë bënë me dije se shtetasi turk jetonte në Rumani, ndërsa Endrit Alibej kishte shumë kohë që nuk ishte kthyer në vendlindje­n e tij. Pas kryerjes së hetimeve, hetuesit e çështjes deklaruan se objektivi kryesor i atentatit ka qenë pikërisht 34- vjeçari Endrit Alibej me të shkuar kriminale jashtë Shqipërisë. Po të njëjtat burime u shprehën se atentati dyshohet të ketë ndodhur për larje hesapesh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania